woh-8-mars-web

8 Mars

Lexoni nga Gjoni 13:31-35

Duajeni njëri-tjetrin

Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi. (v. 35)

Nga do ta dinin njerëzit që janë përreth jush që ju besoni tek Jezusi? Vallë a do të jetë nga gjërat që vishni, ndoshta një varëse me kryq ose një bluzë e krishterë? Apo do të jetë nga muzika që dëgjoni? Apo nga ndonjë afishe që vendosni tek makina juaj? Pra, si do ta dinte dikush që ju jeni një ndjekës i Jezusit?

Vetë Jezusi na e jep përgjigjen: nëse keni dashuri për njëri-tjetrin. Pasi Juda u largua që të tradhtonte Jezusin, ky i fundit iu drejtua dishepujve dhe u tha se nuk i kishte mbetur shumë kohë. Ai do të shkonte aty ku ata nuk mund të shkonin: në kryq, në ringjallje dhe në ngritje në qiell. Dishepujt shkuan kudo ku shkoi Jezusi, por jo këtu. Pastaj Jezusi u dha atyre një urdhërim që është e vlefshme për të gjithë dishepujt e tij përgjatë gjithë epokave: “Sikurse unë ju kam dashur ju, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin” (v. 34). Jezusi na ka dashur dhe ne duhet t’u tregojmë të njëjtën dashuri vëllezërve dhe motrave tona në Krisht. Ndjekja dhe respektimi i këtij urdhërimi i tregon botës që ne jemi dishepujt e Jezusit (v. 35). Dhe testi është ky: A e duam ne njëri-tjetrin?

Si do ta dinë njerëzit që besoni tek Jezusi? Nuk do të jetë për shkak të asaj që vishni, apo që hani, apo për shkak të profilit tuaj nëpër rrjete sociale, por nga mënyra se si i doni vëllezërit dhe motrat tuaja në Krishtin. Nëse shpifim, keqtrajtojmë apo urrejmë të krishterët e tjerë, atëherë jeta jonë shpall se ne nuk e njohim me të vërtetë Jezusin. Por nëse duam siç deshi ai, atëherë të gjithë do ta dinë se jemi dishepujt e tij. — Stephen Shaffer

Ndërsa luteni, i kërkoni Jezusit t’ju ndihmojë t’i doni të tjerët siç ju ka dashur ai juve.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime

Tags: No tags