436425926_930507199079998_3394211428978005119_n

8 Prill

Lexoni nga Mateu 9:1-8

Shërimi pason faljen

Por, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet në tokë të falë mëkatet . . . (v. 6)

Ka raste në jetën time kur më është dashur të fal dikë që më ka lënduar. Dhe ka raste të tjera kur kam marr dhuratën e faljes nga dikush që unë kisha lënduar. Por ama nuk kam falur ndonjëherë dikë për diçka që i kanë bërë dikujt tjetër. S’kisha si ta bëja një gjë të tillë pasi nuk ishte dhurata ime për ta dhuruar.

Deri në këtë pikë tek ungjijtë, Jezusi ka qenë duke shëruar njerëzit dhe fjala kishte marrë dhenë. Por kur e shtrinë të paralizuarin përpara Jezusit, ai nuk tha në fillim, “Ngrihu”. Si fillim, Ai i tha këtij burri, “Mëkatet e tua të janë falur!”. Skribët i dëgjuan këto fjalë dhe menjëherë kuptuan nënkuptimet e atyre fjalëve. Në pasazhet paralele të ungjijve, ata shtrojnë pyetjen: “Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?” (Mk. 2:7; Lk. 5:21). Pretendimi i Jezusit ishte fyes, blasfemues. Por Jezusi i shkoi “majë më majë” akuzave të tyre. “Sepse, ç’është më e lehtë, të thuash: ‘Mëkatet e tua të janë falur’, apo të thuash: ‘Ngrihu dhe ec’?” (v. 5). Dhe pastaj, Ai kreu mrekullinë e dytë, pra, shëroi trupin e atij burri.

Jezusi nuk kryente mrekulli për të vërtetuar se kush ishte, por Ai na e tregon se kush është në mrekullitë e tij. Ne nuk mund të vijmë tek Jezusi për shërim pa e dalluar dhe pa e njohur se kush është Ai. Mëkatet tona duhet të jenë falur, dhe në zemrën tonë, ne ashtu duam të jenë. Perëndia është duke na formuar për të qenë njerëz të falur. Përgjigjuni pyetjes: kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë? — Fred Van Dyke

Ndërsa luteni, pyesni veten, si po i përqasem unë Jezusit? Merrni kohë t’i kërkoni atij falje dhe të pranoni pushtetin dhe autoritetin e tij mbi gjithë jetën tuaj.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags