web-woh-8-june

8 Qershor

Lexoni nga 1 e Samuelit 25:14-22

Një grua e vendosur

Dije dhe shiko atë që duhet të bësh, sepse ka për t’i ngjarë ndonjë fatkeqësi zotit tonë [Nabalit] dhe tërë shtëpisë së tij. (v. 17)

Cilët do të rendisnit ju në një listë me heronj biblikë që kanë treguar guxim dhe besim të madh? Padyshim lista do të përfshinte Gedeonin, i cili sulmoi mijëra midianitë me vetëm 300 burra (Gjyqtarët 7). Ose ndoshta edhe Sansonin, i cili goditi filistejtë me thjesht një nofull gomari (Gjyqtarët 15). Le t’i shtojmë kësaj liste edhe Abigailin, e cila nxitoi t’u dilte përpara një grupi të inatosur luftëtarësh me shpata prej 400 burrash, pa pasur asnjë shpatë dhe as nofull, por vetëm disa ushqime! Kjo me të vërtetë që ishte kurajë!

Abigaili nuk i kishte parë burrat që kishte dërguar Davidi drejt bashkëshortit të saj, por një nga shërbëtorët e njoftoi atë shpejt e shpejt në lidhje me rrezikun që u kanosej të gjithëve. Nabali kishte fyer Davidin, këtë njeri të fuqishëm, ndjekësit e të cilit kishin mbrojtur, pa qenë përgjegjësia e tyre, tufat dhe barinjtë e tij. Fatkeqësia po afrohej, dhe Abigaili duhet të vepronte me shpejtësi! Ajo mblodhi me vrap një sasi të mirë ushqimesh, ngarkoi gomerët dhe doli të takohej ballë për ballë me fatkeqësinë. Nëse do ta zbuste Davidin, jo vetëm që do të mbronte bashkëshortin e saj, por gjithashtu do ta parandalonte Davidin nga një dhunë për të cilën do të pendohej më vonë.

Nuk pati asnjë hezitim nga ana e Abigailit. Ajo nuk foli me Nabalin, dukshëm duke rënë dakord me shërbëtorin se ai ishte “një njeri aq i keq sa nuk mund t’i flasësh” (v. 17). Ajo shkoi përpara me guxim, duke besuar se Perëndia do ta përdorte atë për të shmangur tragjedinë. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë kurajën për të vepruar shpejt me urtësi dhe maturi kur të jetë e nevojshme.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags