web-woh-8-tetor

8 Tetor

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga 1 e Kronikave 13:1-14; Hebrenjve 10:31

Tejfamiljarizimi me Perëndinë

Atëherë, zemërimi i Zotit shpërtheu kundër Uzës. (1 e Kronikave 13:10)

Kam një shok të ngushtë, i cili mbështet trajnimin për frymëmarrje artificiale në komunitetin tonë. Kur na demonstron si përdoret makineria AED (defribilatori), një mesazh zanor dëgjohet para se të bëhet shkarkesa elektrike: “Shkarkesë elektrike – Qëndroni larg!”. Një shkarkesë elektrike, aq e fortë sa ta vërë sërish në punë zemrën e pacientit është edhe aq e fortë sa ta dëmtojë dikë që e prek pacientin. Respektimi i fuqisë së shkarkesës i mban të gjithë të sigurt.

Pasazhi i sotëm tregon rikthimin e arkës në Jeruzalem. Arka ishte simbol për praninë e dukshme të Perëndisë në mes të popullit. Autori i Kronikave përqendrohet në disa tema të rëndësishme nga historia e mëparshme e Izraelit për të mërguarit që janë kthyer në Jeruzalem katër shekuj para lindjes së Krishtit. Së pari, bashkësia e prijësve të Izraelit për ta rimarrë arkën e Zotit. Së dyti, kur arka e Zotit u soll me kortezh, i gjithë Izraeli kërceu para Perëndisë me këngë dhe instrumente. Adhurimi i Izraelit ishte i mbushur me gëzim. Së treti, adhurimi bëhet në praninë e një Perëndie të shenjtë. Në atë kohë Uza zgjati dorën për ta mbajtur armën e Zotit; dhe Uza vdiq atje para Perëndisë.

Davidi u hidhërua shumë (v. 11). Ndoshta Davidi dhe Izraeli ishin familjarizuar së tepërmi me Perëndinë. Po, duhet të ketë gëzim në adhurimin tonë, por adhurimi ynë duhet të tregojë edhe nderim dhe ta njohë shenjtërinë e Perëndisë. Siç e thotë edhe autori i Hebrenjve: “Gjë e tmerrshme është të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë” (Hebrenjve 10:31). – Kent Fry

Ndërsa luteni, kërkoni që lutja dhe adhurimi të jenë si intime, edhe personalë, por edhe të japin nderim!

#perendia #8tetor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags