web-woh-9-gusht

9 Gusht

Lexoni nga Luka 5:27-39

Gostia me Dhëndrin

“A mund t’i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta? (v. 34)

Shumica prej nesh nuk e njihte njëri-tjetrin, por ja ku ishim mbledhur rreth tryezës së darkës në shtëpinë e Anitës. Ndërsa hanim nën dritën e qiririt, qeshëm shumë, madje pati dhe disa lot. Disa orë më vonë, një grup të panjohurish u larguan nga shtëpia e Anitës si miq.

Ndarja e një vakti së bashku është diçka shumë e fuqishme. Jo vetëm që na ushqen fizikisht, por ushqen edhe shpirtrat tanë. E keni vënë re se sa shumë histori në ungjij tregojnë Jezusin në një tryezë duke ngrënë me të tjerët? Mesazhi i sotëm nga Luka është njëri prej tyre. Pasi u ankuan që Jezusi po hante me njerëzit e gabuar (tagrambledhësit dhe mëkatarët, v. 30) farisenjtë i akuzuan dishepujt e Tij se po hanin shumë dhe po luteshin dhe agjëronin pak. Përgjigjja e Jezusit tregon zemrën e Sabatit. Dhëndri është mes tyre (i referohet Vetes) dhe shumë shpejt Ai do të merret prej tyre. Por ndërkohë që Ai është këtu, është koha për të festuar dhe kremtuar! Miqësia e tryezës së Jezusit, si me shenjtorë, edhe me mëkatarë njësoj), i paraprin darkës së madhe të martesës së Qengjit, që do të vijë! (Zbu. 19:6-9)

Padyshim që ka vend për të agjëruar në jetën e krishterë. Por Sabati është një kohë për të festuar dhe kremtuar. Kur mblidhemi me të tjerë rreth një tavoline, ne jemi në praninë e Jezusit, të Dhëndrit, që është dhe Mikpritësi i vërtetë. Sabatin tjetër kush mund t’ju ftojë në tryezën e tij të darkës? – Brian Keepers

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë se kë mund të ftoni për të ndarë një vakt si pjesë e kremtimit të Sabatit.

#gostimedhëndrin #9gusht #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags