web-woh-9-maj

9 Maj

Lexoni nga Filipianëve 1:12-18; 2 e Korintasve 4:1-10

Të arrij shumë për Krishtin

Mbarë pretoriumi dhe të gjithë të tjerët e kanë të qartë se unë jam në vargonj për Krishtin. (v. 13)

Rojet perandorake romake (pretorianët) ishin një grup elitar prej 9 mijë ushtarësh të cilët shërbenin si truproja të veçanta për Cezarin. Pali, si një i burgosur nën arrest shtëpi diku në Romë ose afër saj, ruhej 24 orë pa pushim nga këta burra. Çdo katër orë, ishte ndërrimi i turnit dhe vinte një ushtar i ri. Imagjinoni të pushoni apo të flini me këto lloj oraresh.

Por nëse do të ndjeni keqardhje për dikë, le t’ju vijë keq për ushtarët. Këta ushtarë përpiqen të jenë djem të fortë, ushtarakë, paganë, të sjellshëm dhe që në fund përfundojnë të lidhur me zinxhirë me Palin.

Imagjinoni një rojë që sapo merr turnin. Ai as që e ka idenë se kush është Pali, kështu që e pyet, “Pse je këtu?” Vetëm kaq i mjafton apostullit. Pali padyshim u foli rojave të tij për Jezusin – për jetën, vdekjen, ringjalljen dhe ngritjen e Tij në qiell. Ai ndoshta u foli atyre për jetën e vet kur në të shkuarën ai jetonte për ta çrrënjosur emrin e Krishtit. Pali me siguri u ka folur për kryqin dhe faljen e mëkatit dhe se si ata – rojet romake – mund ta gjenin këtë falje nëse do ta përqafonin me besim Jezus Krishtin si Zotin dhe shpëtimtarin e tyre. E jashtëzakonshme! Mu nën hundën e perandorit romak, lajmi i mirë i ungjillit u përhap në gjithë rojet perandorake.

Perëndia mund të përdor rrethanat tona të vështira për të zmadhuar shtrirjen e ungjillit. — David Walls

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’i përdorë rrethanat tuaja të vështira për lavdinë e tij.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags