web-woh-9-nentor

9 Nëntor

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga Veprat e Apostujve 4:23-31

Zot sovran

Lejo që shërbëtorët e tu të kumtojnë fjalën tënde me plot çiltërsi. (v. 29)

Të lutem me të krishterë të përndjekur dhe të dëgjoj për guximin e tyre më pushton zemrën në mënyra që e kam të vështirë t’i përshkruaj. Vitin e shkuar takova një grua nga Butani, e cila ndan shpresën e Jezusit duke rrezikuar shumë. Ndërsa ajo përshkruan pasionin e saj për Ungjillin, sikur po dëgjoja atë ndjenjën e Pjetrit dhe Gjonit te Veprat e Apostujve 4:20: “Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar”. Kur ajo lutej, guximi i saj depërtonte në zemrën e të gjithë atyre që ishin në dhomë.

Lutja në tekstin e sotëm na ofron një model për kohë me rrezik. Apostujt u arrestuan, u kërcënuan, u liruan dhe u paralajmëruan që të mos flisnin për Jezusin. Si u lutën ata në atë çast? Ata filluan duke iu adresuar Perëndisë si “Sovran”. Fjala greke e përdorur këtu “despotes”, përshkruan një sundimtar me fuqi të pasfidueshme. Ai është Krijuesi i gjithçkaje dhe Ai që kontrollon gjithë historinë, përfshirë këtu edhe mbretërimin e mbretërve, vuajtjet e Jezusit dhe telashet e tyre. (v. 27-28) Ky është ai të cilit ata i luten.

Më pas, ata i kërkojnë Perëndisë tre gjëra. Ata duan që Perëndia të shqyrtojë kërcënimet kundër tyre, luten që të kenë guxim që të flasin dhe i kërkojnë Perëndisë që të veprojë me fuqi (v.29-30). Ata nuk luten për sigurinë e tyre, apo që kundërshtarët e tyre të dorëzohen. Dëshira e tyre është që Fjala e Perëndisë të përhapet. Lutja e apostujve në atë kohë dhe lutja e besimtarëve të përndjekur sot mund t’i japë formë lutjeve tona në çdo rrezik që hasim. – Jon Opgenorth

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju japë guxim si i tyre.

#9nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags