Lexoni nga 1 e Kronikave 14:1-17; Filipianëve 2:10-11
Jezusi do të mbretërojë
Kështu fama e Davidit u përhap në të gjitha vendet. (1 e Kronikave 14:17)
Një nga himnet që më pëlqen më shumë, është “Jesus Shall Reign” (Jezusi do të mbretërojë). Kënga shpreh dëshirën për ardhjen e ditës kur çdo krijesë do ta pranojë Krishtin si mbret. E ka origjinën në fillim shekullin e 18-të, gjatë lëvizjes moderne të misionarëve protestantë kur u bë e qartë që besimi i krishterë do të depërtonte në çdo kulturë dhe tokë.
Shkrimtari i Kronikave nuk na tregon asgjë për mbretin David, si për shembull marrëdhënien e Davidit me Bathshebën (2 e Samuelit 11). Ai nuk e përfshin specifikisht faktin që mbreti David hodhi valle me gjithë forcat e tija duke veshur një efod prej liri para arkës së Zotit (6:14, 16). Lexuesit e tij në vitin 400 para Krishtit, më shumë se 500 vjet pas mbretit David, i dinin shumë mirë këto histori. Audienca e autorit të Kronikave u përball me një popullatë armiqësore dhe me apati shpirtërore. Ai donte të theksonte jo gabimet e Davidit, por famën e mbretit David (v. 17). Autori donte që njerëzit e tij të përqendroheshin te fuqia dhe forca e Perëndisë në vend të dobësisë së Davidit, që paralajmëron kryqin e Jezusit kur fuqia e Perëndisë u përsos në dobësi” (2 e Korintasve 12:9).
Po kështu, edhe sot, si të krishterë ne mund të mos kemi forcën kulturore që kemi pasur dikur. Megjithatë, ne nuk duhet të përqendrohemi te kufizimet tona, por në fuqinë e Perëndisë që mund të veprojë në ne dhe nëpërmjet nesh. Ne mezi e presim ditën kur “në emër të Jezusit të përkulet çdo gju… dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot” (Filipianëve 2:10-11). – Kent Fry
Ndërsa luteni, kërkoni që fama e Perëndisë një ditë do të njihet në çdo komb!
#king #9tetor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android