Lutja e Shpëtimit

Loading poll ...

Te libri i Romakeve kapitulli 3 vargu 23, thuhet se të gjithë njerëzit janë mëkatar dhe kanë nevojë për shpëtim. Nëse i pohojmë mëkatet tona, Perëndia që është besnik dhe i drejtë na fal ato, dhe na pastron nga çdo padrejtësi. (Letra e parë e Gjonit 1:9). Nëse do të pranosh Jezusin në zemrën tënde sot, të lutem bëj këtë lutje si më poshtë: “Zot e di që jam mëkatar. E di që e meritoj të marr pasojat e mëkatit. Megjithatë, besoj tek Jezus Krishti si Shpëtimtari im. Besoj se me vdekjen dhe ringjalljen e Tij, Ai siguroi për faljen time. Besoj tek Jezusi dhe vetëm tek Jezusi si Zoti dhe Shpëtimtari im personal. Faleminderit Zot që më ke shpëtuar dhe më ke falur! Amen!”

Ju përgëzojme nëse e keni bërë këtë lutje sot! Është pa dyshim vendimi më i rëndësishëm i jetës suaj. Nga sot ju po filloni një jetë të re në marrëdhenien me Perëndine. Nëse keni pyetje për hapat në vazhdim dhe nese e bete kete lutje, mos nguroni të na kontaktoni në adresen: info@fjaleteshpreses.org
Duam të lutemi për ju dhe t’ju ndihmojmë në ecjen tuaj me Perëndinë.