webbdita-6-woha-6

A keni dëgjuar ndonjëherë për velin?

Loading poll …

Dita 6 | Lexoni nga Mateu 27:50-54

Dhe ja, veli i tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja e deri në fund; toka u drodh dhe shkëmbinjtë u çanë. (v. 51)

Veli ishte një perde e trashë që ndante dy dhoma brenda tabernakullit dhe më pas tempullit në Jerusalem: vendi shumë i shenjtë nga vendi i shenjtë. Ideja e velit shërbente si shenjë, që populli, nuk mund të hynte dot në praninë e Perëndisë.

Kjo tregonte të paktën dy gjëra. Së pari, mëkati që hyri në botë nga Adami, kishte shkaktuar një ndarje të madhe mes nesh dhe Perëndisë. Së dyti, populli i Perëndisë (Izraeli) duhet të kuptonte se vetëm Perëndia mund ta rregullonte këtë problem të madh. Por, edhe pse Perëndia bëri hapa drejt popullit të tij, me anë të tabernakullit, ende shohim se kishte një vel, që i pengonte ata të hynin në vendin shumë të shenjtë. Kjo do të thotë se rruga për tek Perëndia, ende nuk ishte hapur.

Lajmi i mirë i Ungjillit, në vargun tonë për sot, na tregon se veli u hoq. Kjo ndodhi kur Jezusi vdiq në kryq. Ky vel kishte qenë aty që nga koha e Moisiut, por tani që Biri shleu pagën për mëkatet tona, veli u hoq. Por për ata që nuk besojnë, veli mbetet. (2 Kor. 3:13-18). Është e mrekullueshme që Perëndia e hoqi velin dhe na tregon se rruga për tek Perëndia është e hapur. Përderisa, Perëndia e hoqi velin që na ndante dhe na thërret të hyjmë në praninë e tij, po ju, çfarë do të bëni? Miq, hyni tani duke thirrur emrin e Jezu Krishtit. Hyni tani, sa nuk është vonë. Një ditë koha për të hyrë do të mbarojë dhe askush nuk mund të hyjë dot në praninë e Perëndisë. – Gentian Dogani

Ndërsa luteni, reflektoni mbi kuptimin që ka për ju veli i shqyer.

#VeliIUhoq #HyrjeETjetër #PraniaEZotit #Kryqi #FrymaEShenjtë #JezusiShëlbues #BesimJoFrikë #ShpëtimPërTëGjithë #UngjilliJetës #FjalëteShpresës #Meditime

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags