
Rreth nesh
RRETH NESH
Media ka një rol strategjik në fushën e shërbesës.
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës sot jetojnë në vende ku ungjillizimi kufizohet në mënyrë të ashpër e megjithatë, zhvillimet teknologjike kane bërë të mundur që sot informacioni të shkojë kudo.
Edhe në vendet më të varfëra të botës njerëzit e dëgjojnë ungjillin me mjete te thjeshta sic eshte radio.
Fjalët e Shpresës aktualisht prodhon dhe transmetimon në mbi 45 gjuhë te botës, ndër të cilat edhe gjuha Shqipe.
Fjalët e Shpresës prodhojnë edhe shumë materiale të shkruara. 5000 kopje të librit të përditshëm "Meditim" shpërndahen çdo tre muaj falas në të gjitha kishat e Shqipërisë.
Fjalët e Shpresës është një shërbesë besimi, e varur plotësisht në përkushtimin e njerëzve ndaj thirrjes së Perëndisë, për të çuar Lajmin e Mirë në mbarë botën dhe është mirënjohëse për lutjet dhe ofertat e individëve që çojnë përpara këtë shërbesë.

Ne jemi të gëzuar që varemi plotësisht në Hirin dhe fuqinë e Frymës së Shenjtë për të qenë të suksesshëm në këtë shërbesë. Me mirënjohje ne pranojmë që Fryma ka zgjedhur të punojë përmes nesh, mes partnerëve dhe atyre që na mbështesin. Në të njëjtën kohë, pranojmë kufizimet, dobësitë dhe dështimet tona, ashtu siç gëzojmë me shpresë në Perëndinë sovran që bekon përpjekjet tona dhe bën që fjala e tij të jap fryt..
