Dita 11 | Leoxni nga Efesianëve 5:15-17
“…duke e shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.” (v. 16)
Çdo ditë kemi 24 orë kohë për t’i përdorur, që janë baras me 1440 minuta, ose 86440 sekonda. Ju keni zgjedhur të kaloni disa minuta për të lexuar këtë devocion. Si do t’i kaloni orët, minutat dhe sekondat e tjera të kësaj dite?
Koha është e çmuar dhe në jetën e sotme të ngarkuar të shumë njerëzve, koha është e pamjaftueshme. Pavarësisht përparimeve në teknologji që mund të na ndihmojnë t’i realizojmë gjërat më shpejt, është e lehtë që ne ta shpërdorojmë kohën. Ne jo gjithmonë lëmë kohë të mjaftueshme për familjen, gjimnastikën, gjumin, ripërtëritjen, pushimet, miqtë dhe për Perëndinë. Por ne mund t’ia ofrojmë Psalmin 90:12 si lutje Perëndisë. “Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë. Tek Efesianëve 5:15-16, apostulli Pal na udhëzon: “Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, duke e shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.”
Për ta shfrytëzuar sa më mirë kohën që kemi dhe që të jemi shërbëtorë besnikë të kohës tonë, prioritetet dhe kufijtë e qartë na japin mundësi që të bëjmë zgjedhje të mençura. Të mendojmë për atë që Perëndia na ka thirrur të bëjmë, na ndihmon të marrim vendime të perëndishme, kur hasim vështirësi për të ekuilibruar kërkesat e shumta të kohës tonë, si dhe për t’i dhënë prioritet besimit, familjes dhe punës mbi gjithë gjërat e tjera.
Jeta është e shkurtër dhe e nesërmja s’është e garantuar. Si do ta nderoni Perëndinë, të bekoni të tjerët dhe ta shfrytëzoni sa më mirë kohën që Perëndia po ju jep sot? — Steve Petroelje
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të jeni shërbëtor besnik i kohës.
#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025 #dita11
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...









