Meditime për familjen në këtë advent

WhatsApp Image 2024-11-21 at 11.45.03_1354aa9e

Adventi ka të bëjë me ardhjen dhe me shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht si një foshnje në këtë botë. Ndërkohë që marrim kohë të kremtojmë dhe festojmë ardhjen e tij si foshnje, kjo është gjithashtu një kohë ku ne të presim ardhjen e tij si një mbret.

Pse është i rëndësishëm Adventi? Adventi është një kohe shprese, sepse kur i tregojmë fëmijëve tanë te vërtetat e thella te tij, ata mbushen me atë lloj shprese qe bota nuk ta ofron dot. Adventi na kujton ta vendosim shpresën tek Perëndia.

Reflektimi apo meditimi mbi Fjalën e Perëndisë është një pjesë thelbësore e misionit dhe vizionit të organizatës sonë. Ndërkohë që vetë Fjala e Perëndisë na nxit ta studiojmë dhe të mbushemi me fjalën, ne duam të inkurajojmë çdo besimtar që të marrë kohë për ta bërë meditimin një zakon të përhershëm të çdo dite, dhe jo vetëm individualisht, por gjithashtu edhe në çift, apo si familje.

Në këtë advent, vëmendja jonë është tek familja dhe në mënyrë të veçantë tek fëmijët. Përgjatë dhjetorit, do të ofrojmë një pjesë leximi nga Bibla dhe një aktivitet të shkurtër për çdo ditë, që mund të jenë vepra shërbimi, punëdore, gjëra argëtuese dhe reflektim. Shumë prej tyre janë aktivitete të zakonshme të dhjetorit, por ne ju ftojmë ta bëni secilin prej aktiviteteve me qëllim, duke e mbushur kështu jetën tuaj dhe të tjerët me gëzimin e Shpëtimtarit tonë.