web-woh-dita-83

Ai do të jetë drita jonë

Loading poll …

Dita 83 | Lexoni nga Zbulesa 22:5-16

Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i shndritshëm i mëngjesit. (v. 16)

Në këtë seri devocionesh dhe gjatë gjithë historisë së Shkrimit, ne takojmë një Perëndi që flet në errësirën e natës. Ai krijoi yjet si simbole që shpallin besnikërinë e Tij. Ai i flet Jobit në errësirën e vuajtjes dhe bën besëlihdje me Abrahamin dhe Jakobin nën një qiell të mbushur me yje. Perëndia i premton sukses Jozefit nëpërmjet një ëndrre me yje, e mbush gojën e Davidit me lavdërime kozmike, bën me shenjë drejt yjeve si kujtesa të dashurisë së besëlidhjes së Tij për izraelitët në mërgim dhe ua shpall lindjen e Jezusit dijetarëve nëpërmjet një ylli në qiellin e natës.

I gjithë Shkrimi paralajmëron ardhjen e “yllit të ndritshëm të mëngjesit” (v. 16). Dhe ashtu si dijetarët e kontrollonin qiellin dhe prisnin lindjen e Krishtit, ne shikojmë dhe presim ardhjen e dytë të Jezusit. Libri i Zbulesës na thotë se një ditë nuk do të kemi më nevojë për diellin, hënën apo yjet: “ Dhe qyteti nuk ka nevojë për diell, as për hënë që të ndriçojnë në të, sepse lavdia e Perëndisë e ndriçon atë, dhe llamba e tij është Qengji” (Zbul. 21:23). Nuk ka rëndësi sa e errët është nata, ne mund të ngushëllohemi që Jezusi do të vijë sërish. Dhe ne do të banojmë me të përgjithmonë, në një mbretëri ku “ylli i shndritshëm i mëngjesit” është vetë drita jonë.

Derisa të vijë ajo ditë, merrni zemër! “Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi” (Gjoni 1:5). Ne duhet vetëm të ngremë sytë nga yjet dhe të kujtojmë. – Katelyn J. Dixon

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’jua mbushë zemrën me shpresën e qiejve!

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita83

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags