web-dita-83-woha-83

Ai na drejton

Loading poll …

Dita 83 | Lexoni nga Psalmi 23

“Ai ma përtërin shpirtin,” (v. 3)

Më 22 gusht, 2006, hoqa dorë nga alkooli, në atë kohë që do të ishte periudha më ndryshim-sjellëse dhe pështjelluese e jetës time. Kisha rënë në fund të luginës time më të errët dhe u ndjeva e humbur. Gjatë periudhave të vështira të jetës, madje dhe përballë vdekjes, është e lehtë që të humbasim shtegun dhe të ecim kuturu, të tërhiqemi në drejtimin e gabuar e të përballemi me rreziqe dhe kemi nevojë që dikush të na tërheqë sërish në siguri. Fatmirësisht, Perëndia mund të na ripërtërijë, Ai mund të na rikthejë kur endemi të humbur.

Te Psalmi 23, Davidi i thotë Perëndisë: “Ai më përtërin shpirtin” (v. 3), përtëritje e dhënë përmes hirit dhe disiplinës plot dashuri të Perëndisë. Kur jemi të rrëzuar, të dekurajuar e të shteruar dhe i drejtohemi Perëndisë, Ai na ngre lart. Kur ne largohemi prej Tij, Ai na rikthen sërish te Vetja në “shtigjet e drejtësisë” (v. 3). Shtigjet është në numrin shumës, sepse përfshin çdo aspekt të jetës tonë. Dhe për të ecur nëpër shtigjet e drejtësisë, ne duhet të rilindim, të ripërtërihemi dhe të ecim në shtegun që na çon te Perëndia.

Perëndia është aty për të na drejtuar kur kemi humbur. Megjithatë, kjo kërkon kohë, ndonjëherë edhe gjithë jetën. Me kalimin e kohës, Perëndia i jep formë mendimeve tona, i formëson emocionet tona dhe na drejton me mençuri dhe dashuri, derisa të arrijmë në shtegun e duhur. Prandaj, duhet të mësojmë të bëjmë si Davidi; të lutemi vazhdimisht për punën e Perëndisë në zemrën dhe mendjen tonë. Ne jemi delet e Tij, Ai gjithmonë do të na përtërijë dhe drejtojë, tani e në përjetësi me Të dhe ne kurrë nuk do të humbasim. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju përtërijë në shtigjet e drejtësisë.

#Psalmi23 #AiNaDrejton #PërtëritjeShpirti #ShtigjetEDrejtësisë #ZotiBarinjIm #RikthimTePerëndia #HirDheDashuri #DeleTeTij #FjalëteShpresës #Meditime

Tags: No tags