web-woh-79-mars

Ai Na Njeh

Dita 79 | Lexoni nga Psalmi 103:1-14; Hebrenjve 4:14-16

Sepse ai e njeh natyrën tonë… (Ps. 103:14)

Vini re fjalën e shkurtër Sepse në fillim të këtij vargu. Perëndia na trajton me aq butësi dhe dhembshuri sepse Ai e di si jemi ne. Ai e di sa i brishtë është vetëbesimi ynë, sa e thyeshme është egoja jonë, sa lehtë tundohemi, sa shpejt biem pre e gënjeshtrave. “Fryma në të vërtetë është e gatshme, por mishi është i dobët,” siç tha Jezusi për dishepujt e tij që flinin (Mt. 26:41).

Por ka edhe diçka më shumë për të thënë. Të krishterët besojnë në mishërimin. Në Jezu Krishtin, Perëndia u bë njeri, prej vërteti dhe plotësisht. Perëndia jo vetëm na njeh, Ai e di si është të jesh si ne. Perëndia ka njohuri subjektive nga brenda, nga përvoja personale. Ai e di çdo të thotë të jesh i uritur dhe i etur, të lodhesh, të vuash nga dhimbja. Dhe më tronditëse, Ai e di si është të vdesësh.

Ka vetëm një Perëndi të tillë. Në librin e tij Kryqi i Krishtit (The Cross of Christ), dëshmia e John Stott vlen në këtë rast: “Unë vetë kurrë nuk do të kisha besuar në Perëndinë, po të mos ishte kryqi… Në botën reale të dhimbjes, si mundet që dikush të adhurojë një Perëndi që është imun ndaj tij?… ajo figurë e vetmuar, e shtrembëruar, e torturuar në kryq, gozhdë në duar dhe këmbë, shpinë e gjakosur, gjymtyrë të thyera, në ballë i gjakosur nga gjembat, goja e thatë dhe e etur pafundësisht, zhytur në errësirë të braktisur nga Perëndia. Ky është Perëndia për mua!… Ai hyri në botën tonë të mishit dhe gjakut, lotëve dhe vdekjes. Ai vuajti për ne. Vuajtjet tona bëhen më të menaxhueshme në dritën e tij.” — David Bast

Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë që u përul për t’u bërë njeri.

web-woh-81-mars

Jetë porsi lule

Dita 81 | Lexoni nga Psalmi 103:1-16; 1 e Korintasve 15:14-20Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës; në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk ...

web-woh-79-mars

Ai Na Njeh

Dita 79 | Lexoni nga Psalmi 103:1-14; Hebrenjve 4:14-16Sepse ai e njeh natyrën tonë… (Ps. 103:14)Vini re fjalën e shkurtër Sepse në fillim të këtij vargu. Perë ...

Tags: No tags