web-woh-83-mars

Ai nuk e kurseu Birin e Vet

Dita 83 | Lexoni nga Psalmi 103:1-18; Romakëve 8:31-32

Sepse ai (Perëndia) që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të? (Rom. 8:32)

Përfundimi i shërbesës së Kungimit në kishën time ishte fragment falënderimi, i marrë kryesisht nga Psalmi 103. Por në fund, liturgjia shtonte vargun kyç të sotëm nga Romakëve 8.

Jezusi është prova e dashurisë së Perëndisë për botën. Dikush vuri re njëherë se fjala kyç tek Gjoni 3:16 është fjala e shkurtër aq. Dashuria matet nga sa je gati që nga vetja jote të japësh për hir të të dashurit. Sipas kësaj mase, dashuria e Perëndisë është e pafund sepse Ai dha Birin e tij të vetëm për të shpëtuar botën. Më personalisht, Jezusi është prova e dashurisë së Perëndisë për ne: “Perëndia e tregon dashurinë e tij për ne në atë që, ndërsa ne ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Rom. 5:8). Vdekja e Jezusit demonstron dashurinë e Perëndisë sepse Jezusi është Perëndi. Perëndia nuk dërgoi dikë tjetër të vdiste në kryq për mëkatet tona; Ai erdhi ta bënte vetë.

Ndoshta ti e di dhe e beson gjithë këtë tashmë (shpresoj që e beson!). Por a e ke menduar ndonjëherë këtë? Jezusi është edhe prova e bekimeve të ardhshme të Perëndisë. Ndiq logjikën e apostullit tek Romakëve 8:32. Perëndia tashmë e ka dhënë Jezusin për ne; a mendon se atëherë do të na mohonte ndonjë gjë tjetër që ne vërtet mund të na nevojitej apo donim?

Kur zhgënjehemi, ndonjëherë ngremë supet dhe themi: “Nuk mund t’i kesh të gjitha.” Po, mundesh, nëse i përket Jezusit — një ditë do t’i kesh të gjitha! — David Bast

Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë për premtimin se një ditë do t’i keni të gjitha.

web-woh-90-mars

Pashka e Re

Dita 90 | Lexoni nga Eksodi 12:21-28 Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju …, dhe flijoni Pashkët.” ...

web-woh-89-mars

Fitore në Jezusin

Dita 89 | Lexoni nga Kolosianëve 2:6-15 Ai i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të. (v.15) Tek vepra ...

web-woh-88-mars

Skandali i Kryqit

Dita 88 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:26-31 Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta ...

web-woh-87-mars

Marrëzia e Kryqit

Dita 87 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:18-25 Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë. (v.18) ...

web-woh-84-mars

Prandaj, Lavdëroni!

Dita 84 | Lexoni nga Psalmi 103:1-19; Psalmi 113 Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit! (Ps. 113:1) Liturgjia për Kungimin në traditën time ...

Tags: No tags