Dita 76 | Lexoni nga Jobi 38:19-33
A mund t’i bashkosh ti lidhjet e Plejadave apo të zgjidhësh vargjet e Orionit? (v. 31)
Si dikush që përballet përditë me ankthin, unë punoj shumë për t’u ndier sikur e kam unë kontrollin e jetës. Unë bëj lista punësh dhe heq çdo njërën prej tyre me kujdes si një shenjë që po bëj një punë të mirë. Si njeri i brishtë, mund të kthehesh te paratë, postet e punës dhe marrëdhëniet për të siguruar një ndjesi sigurie, por nëse je si unë, viti 2020 e shkatërroi tërësisht iluzionin e kontrollit ndërsa e gjithë bota përjetoi përçarjen dhe shkatërrimin e një sëmundje që vazhdonte të ndryshonte, por që ne nuk e kuptonim. Në atë pafuqinë tonë të skajshme, ne vramë mendjen: Ku është Perëndia në gjithë këtë?”
Në librin e Jobit, takojmë një njeri të drejtë, jeta e të cilit u kthye tërësisht përmbys nga shkatërrimi, sëmundja dhe humbja e madhe personale. Pyetja kryesore që e përndiqte Jobin ishte: “Ku është Perëndia në këtë vuajtje të pashpjegueshme?” Në fund të librit, Perëndia iu përgjigj drejtpërdrejt Jobit nga mesi i një furtune, në një bisedë që e ridrejtoi Jobin drejt adhurimit dhe frikënderimit.
Në pasazhin e sotëm, Perëndia tregon rendin dhe fuqinë e tij siç shpaloset në kupën qiellore, specifikisht nëpërmjet yjësive (vv. 31-33). Nuk ka rëndësi sa jashtë kontrollit mund të duken jetët tona, modelet e yjeve dhe stinët shërbejnë për të na kujtuar që Perëndia ka kontrollin e jetëve tona – edhe në kohë vuajtjesh. Me Perëndinë në kontroll, ne jemi të lirë të pushojmë në mirësinë e Tij dhe ta ndjekim udhëheqjen e Tij në vend që të mbushemi me ankth të hartojmë planet tona për sukses. – Katelyn J. Dixon
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të pushoni në sovranitetin e Tij sot!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita76
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









