web-woh-18-maj

Aq sa varet prej jush

Dita 48 | Lexoni nga Romakëve 12:14-21; Mateu 5:38-42

Po të jetë e mundur, dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit. (Rom. 12:18)

Kurdoherë që kam pasur një marrëdhënie të thyer dhe kam qenë i tunduar t’i largohem situatës, vargu kyç për sot, (v. 18), më ka dhënë shumë kurajë që të merrja veprime pozitive karshi personit të lënduar. Ndoshta personi nuk do të përgjigjet aspak në mënyrë të ndërsjellë, mirëpo të paktën, aq sa varet nga unë, unë mora hapin e parë.

Padyshim Pali, në leximin tonë për sot nga Bibla, kishte parasysh marrëdhëniet personale të thyera, mirëpo ai gjithashtu kishte parasysh edhe lidhjet tona përtej komunitetit të besimtarëve. Mbani mend që konteksti këtu ishte që perandori romak i kishte lejuar judenjtë që të ktheheshin në Romë, përfshirë edhe judenjtë që ndiqnin Jezusin në kishat romake që mblidheshin në shtëpi. Dhe sidomos besimtarët judenj mund të kenë qenë të tunduar që të shfryjnë inatin e tyre ndaj personave që ishin në pushtet. Në këtë pasazh Pali u bën thirrje të gjithë besimtarëve të Jezusit që të mos kundërpërgjigjeshin në rastet e përndjekjes; të solidarizoheshin me gëzimet dhe pikëllimet e njerëzve që ishin jashtë rrethit të tyre me besimtarë; dhe ta mundnin të keqen me të mirën, duke lejuar Perëndinë që të ishte gjykatësi. Në shumë raste, nëse kjo nuk i kthen paganët drejt krishterimit, do t’i drejtojë që të marrin në konsideratë personin e Jezusit.

Në reagimin tonë ndaj njerëzve përtej komunitetit të krishterë, do të ketë raste kur përpjekjet për të praktikuar pajtimin, thjesht nuk do të funksionojnë. Megjithatë, Pali na siguron se nëse ne marrim hapin e parë, “aq sa varet prej nesh”, atëherë e dimë që kemi vepruar në frymën e Jezu Krishtit. — Kent Fry

Ndërsa luteni, merrni në konsideratë një marrëdhënie të prishur, dhe si mund të merrni ju hapin e parë drejt pajtimit.

web-woh-17-maj

Mos bëni numra

Dita 47 | Lexoni nga Romakëve 12:9-13; 1 e Pjetrit 1:22 Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. (Rom. 12:9) Vetëm ...

web-woh-15-maj

Kush?

Dita 45 | Lexoni nga Romakëve 12:1-2; 1 e Pjetrit 1:13-16 Transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj. (Rom. 12:2) Shpesh gjuha japoneze flitet ...

Tags: No tags