Një shtëpi jetëgjatë

Print

Titulli: Një shtëpi jetëgjatë (pjesa 3)

Ndërtuesi i mençur

Ndërtuesi i mençur, nuk ndërton thjesht një strukturë fetare mbi jetën që ai ka pasur. Ai e di se duhet të gërmojë thellë, të heqë baltën, rërën dhe mëkatin, dhe të ndërtojë mbi themele shkëmb të forta. Një person i tillë, thotë Jezusi, “vjen tek unë, dëgjon fjalët e mia dhe i hedh në praktikë.” Edhe ndërtuesi budalla dëgjon fjalët e Jezusit, por nuk kthehet tek Jezusi dhe nuk vepron sipas asaj që dëgjon. Ndërtuesi i mençur, nga ana tjetër, nuk kënaqet thjesht duke dëgjuar disa fjalë. Ai vjen tek Zoti i cili flet këto fjalë, ai krijon një lidhje personale me Jezusin, dhe vepron sipas asaj që Jezusi thotë.

Tani, kur Jezusi flet për zbatimin e asaj që thotë, hedhjen në praktikë, a do të thotë kjo se ne mund të shpëtohemi vetëm nëse i bindemi Atij në mënyrë të përkryer? Sigurisht që jo. Para së gjithash ne vijmë tek Jezusi sepse nuk jemi të përkryer. Në të vërtetë, pjesë e hedhjes në praktikë të mësimeve të Jezusit është të veprosh sipas mësimeve që: nuk mund të shpëtojmë veten, që pa Të, ne nuk mund të bëjmë asgjë, që ata të cilët janë të varfër në frymë, dhe vajtojmë për mëkatet e tyre dhe dëshirojnë fort drejtësinë, do të bekohen. Gërmimi i thellë përfshin pranimin e mëkateve tona, dhe padenjësinë tonë, dhe të qëndrojmë vetëm në Jezusin, të ndërtohemi mbi shkëmbin e bindjes së tij të përsosur që vendoset në llogarinë tonë. Po ashtu të mbështetmi tek vdekja e Tij sakrifikuese, si zëvendësimi për të shlyer mosbindjen tonë.

Sapo Jezusi bëhet themeli ynë, atëherë dhe vetëm atëherë mund të zbatojmë urdhërimet e Tij, për të bërë një jetë të shenjtë dashurie. Askush prej nesh nuk mund ta bëjë këtë në mënyrë të përsosur në këtë anë të qiellit, por ne mund ta fillojmë nga diku. Nëse pohon se i beson Jezusit, por fjalët e Tij nuk po të ndryshojnë ty aspak, ti po mashtron veten. Shkrimi thotë, “Ai që thotë: “Unë e kam njohur atë”, dhe nuk zbaton urdhërimet e Tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të. Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë edhe vetë sikurse ka ecur ai.” (1 Gjoni 2:4,6)

Besimi i vërtetë nuk lë vend për t’i vazhduar gjërat siç ishin. Nëse ti e njeh Zotin, ti mundohesh t’i bindesh Atij dhe të jesh si Ai. Kur ti dështon, ti nuk mbledh shpatullat dhe thua ‘s’ka problem’.  Ti pikëllohesh për mëkatin tënd dhe e rrëfen atë para Perëndisë, dhe vazhdon të kesh uri për drejtësi. Nëse je i krishterë i vërtetë, ti mund të mos jesh i përsosur, por ti po ndryshon. Ti jeton në bindje që shtohet dita ditës dhe kur nuk arrin të bindesh, ti ndihesh keq. Ti pendohesh dhe kërkon faljen e Zotit dhe ndihmë për tu përmirësuar. Ti nuk mbulon atë që është duke u shkatërruar, as nuk shtiresh sikur gjërat janë shumë mirë ashtu siç janë. Ti ndryshon.

Ti ke nevojë për Jezusin dhe Fjalën e Tij, që ajo të jetë themeli me qëllim që t’i mbijetosh provave të jetës dhe gjykimit të fundit. Pasi ke atë themel, ti je i sigurt prej shkatërrimit të përjetshëm, por ti duhet të jesh vazhdimisht i kujdesshëm për strukturën që ndërton, dhe materialet që përdor. Tek 1 Korintasve 3:11-15 Bibla thotë:

“sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër përveç atij që është hedhur, i cili është Jezu Krishti.

Dhe, në qoftë se dikush ndërton mbi këtë themel ar, argjend, gurë të çmuar, dru, sanë, kashtë,

vepra e secilit do të shfaqet, sepse dita do ta tregojë; sepse do të zbulohet me anë të zjarrit, dhe zjarri do të provojë veprën e secilit e ç’lloj është.

Në qoftë se vepra që dikush ka ndërtuar mbi themelin qëndron, ai do të marrë një shpërblim,

në qoftë se vepra e tij digjet, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit.”

Ai person do të shpëtojë për një fije peri, siç i themi edhe ne. Jezusi është themeli i tij, kështu që ai nuk do të shkatërrohet plotësisht në ferr, por gjithçka që ai do të ndërtojë në këtë jetë, gjithçka që ishte e lirë, jo shpirtërore apo jo biblike, do të digjet në zjarr. Shumë prej gjërave që ai bëri do të shkojnë në humbje.

Disa mësime në Bibël, mund të duken më pak të përqendruara për natyrën e Perëndisë, apo rrugën e shpëtimit, dhe ne mund të tundohemi të mendojmë se mund t’i shpërfillim këto mësime dhe thjesht të fokusohemi tek disa gjëra bazë. “Fundja fare”, mund të themi ne,” kjo çështje e veçantë nuk ka lidhje me shpëtimin.” Megjithatë, ne nuk duhet të nënvlerësojmë impaktin që një gabim mund të ketë tek shpëtimi i dikujt. Dhe sikur diçka të mos jetë çështje e shpëtimit apo e dënimit, a do të thotë se ajo është e parëndësishme? Nëse është në Bibël, është e rëndësishme. Asnjë mësim biblik nuk është i parëndësishëm.

Çdo predikues dhe mësues duhet të mundohet që të mësojë dijen e plotë të Perëndisë, dhe çdo i krishterë duhet të kërkojë t’i bindet plotësisht këshillës së Perëndisë. Jezusi thotë: ” Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t’u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t’i vërë në praktikë dhe do t’ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.” (Mateu 5:19) Nuk është çështja që vetëm të hysh në mbretëri por edhe të marrësh miratimin dhe shpërblimet pasi të mbërrish atje. Ai që ndërton mbi themelet e mira të Krishtit por përdor disa materiale që janë të lira, apo të këqija, nuk do të humbasë gjithçka në ditën e gjykimit, por ” ai do të pësojë humbje.” Kështu që “secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të” (1 Korintasve 3:10) Ndërtuesi i mençur ka themele solide dhe ndërton mbi atë themel duke përdorur vetëm materialet më të mira të miratuara prej Perëndisë.

Një ndërtesë shumë e bukur

Kur Bibla përmend paralajmërime të ndryshme dhe flet për shtëpitë që do të duhet t’i mbijetojnë përmbytjeve dhe zjarreve, ty mund të duket negative e gjitha kjo. Por objektiva përfundimtare nuk është negative por pozitive. Sigurisht është e rëndësishme të ndërtojmë në mënyrë të atillë, që shtëpia jonë të mos shembet prej stuhisë a zjarrit –vetëm të marrët do të ndërtonin mbi rërë apo do të bënin një strukturë me çfarëdo materialesh të gjenin. Por qëllimi nuk është thjesht të kemi një vend që t’i mbijetojmë sprovave. Ndonëse çdo ndërtues  i mençur duhet të gërmojë thellë dhe të shtrojë themele e të vendosë një strukturë të fortë. Qëllimi i tij kryesor nuk është të gërmojë tokën dhe të vendosë hekurat e themeleve, as t’i mbijetojë problemeve. Qëllimi i tij është të ketë një shtëpi të bukur, të gëzueshme dhe jetëgjatë.

Bibla flet për të krishterët si ndërtesa e Perëndisë, tempulli i tij. Shkrimi thotë: ” A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju?” (1 Korintasve 3:16) Jezusi ka në mendje diçka më të madhe për ne, se ç’mund të kishim ëndërruar ne vetë ndonjëherë. Qëllimi i Zotit është të na bëjë strehën e tij, një strehë të shkëlqyer, e përshtatshme për të jetuar atje Zoti vetë. Pra, një arsye pse ndërtojmë mirë është që të mund t’i bëjmë ballë stuhive, por një tjetër arsye pse ndërtojmë mirë është që të jemi shtëpi të përshtatshme për Mbretin.

Në mes të rrëmujës sonë, të menduarit sipas botës, ne mendojmë se mund të jemi rrëmujë, mund të jemi kasolle tokësore që mund të ndërtohen lehtë dhe shpejt.

Por Jezusi na tregon se kjo nuk është një zgjidhje jetëgjatë. Ne kemi dy mundësi të mëdha dhe vetëm këto dy: ne mund të kthehemi në një kasolle të shkatërruar, ose mund të bëhemi një strehë e përsosur për të mirëpritur Mbretin e Universit. Cilado qoftë, ne asnjëherë nuk mbetemi të njëjtët. Destinacioni ynë përfundimtar do të jetë ose i mrekullueshëm ose i tmerrshëm.

Nëse vjen tek Jezusi, dhe vepron sipas fjalëve të Tij, mund të jetë e vështirë, madje edhe e dhimbshme ndonjëherë, por do të jetë e mrekullueshme. Perëndia nuk do të pastrojë thjesht një rrëmujë të vogël, këtu apo atje që doje ta pastroje ti. Perëndia nuk do të rregullojë një problem të vogël këtu apo atje, që ti e dije se duhej rregulluar. Ai ka plane më të mëdha për ty. C. S. Lljuis shkruan,

Përfytyroje veten sikur të ishe ti një shtëpi. Perëndia vjen për ta rindërtuar atë shtëpi. Në fillim ti ndoshta e kupton se çfarë po bën Ai. Ai po vendos tubacionet si duhet dhe po rregullon pikat e çatisë e kështu me  radhë: Ti e dije se ato punë duheshin bërë dhe nuk çuditesh. Por tani Ai ka filluar të godasë shtëpinë në një mënyrë të urryeshme dhe e gjitha kjo duket pa kuptim.

-E martë e mira, çfarë po bën Ai?

Shpjegimi i vetëm është se Ai po ndërton një shtëpi krejt ndryshe, nga ajo që kishe menduar ti,– duke formuar një aneks këtu, dhe një kat shtesë atje, po ndërton kolonat për këtë, po bën oborre të jashtme. Ti mendove se do të ktheheshe në një kasolle të vogël dhe të qenë: por Ai po ndërton një pallat. Ai ka për qëllim të vijë dhe të jetojë Ai vetë në të.