Përgjithmonë i ri

Titulli: Përgjithmonë i ri (pjesa 2)

Tableta e Methuselahut

Përshëndetje edhe nga unë. Më bën përshtypje se çfarë thonë shkencëtarët sot.

Sido që të jetë, nëse shkencëtarët do të arrijnë këtë që thonë, jetëgjatësia e njeriut nuk do të jetë e shkurtër . Jeta do të bëhet sërish më e gjatë, do të arrijmë njëqind e njëzetë vitet e Mojsiut dhe, ndoshta do të arrijmë moshën e Methuselahut dhe do t’ia kalojmë atij. Gazetari shkencor Ronald Bejli (Ronald Bailey) shkroi për revistën “Reason” një përmbledhje të zbulimeve aktuale shkencore, nën titullin: “Përgjithmonë të rinj-Forever Young.”

Përpjekja për të jetuar më gjatë shkon përtej marrjes së vitaminave, kalorive të kufizuara, apo marrjes me gjimnastikë. Disa përdorin terapinë hormonalë për të ruajtur masën e muskujve dhe të kockave dhe për të qëndruar sa më gjatë të rinj. Megjithatë, disa trajtime hormonale duket se e shtojnë rrezikun e sëmundjeve serioze dhe realisht mund ta shkurtojnë jetën.

Studiuesit e tjerë i varin shpresat te mjekësia rigjeneruese, duke përdorur klonimin dhe qelizat e prejardhjes.

Sikurse e përshkruan edhe Ronald Bejli (Ronald Bailey): “Nëse ke nevojë për një zemër a mëlçi të re, është e mundur të rritësh një organ të tillë, të ri fare, duke përdorur qelizat e tua.” Në procesin e klonimit, një prej qelizave do të fekondojë një vezë, së cilës i është hequr bërthama.

Në vend që të lejosh atë jetë njerëzore të klonuar të rritet në një version të ri të vetes tënde, ai do të shkatërrohet pasi të ketë arritur një fazë të caktuar. “Qelizat e prejardhjes do hiqen” thotë Bejli, “dhe do të transformohen në indet e dëshiruara për transplant.” Për shkak se indet dolën prej vetë klonit tënd, trupi yt nuk do të refuzojë transplantimin. Parimisht, kjo bën që jeta jote të zgjatet duke zëvendësuar organet e vjetra me të rejat. Por çfarë vlere ka të ripërtërish organet nëse truri është duke u shkatërruar? A ka ndonjë zgjidhje për këtë? Ndoshta neuronet e reja mund të injektohen dhe të hiqen qelizat më të vjetra.

Përqasjet e tjera synojnë drejtpërdrejtë t’i japin fund procesit të plakjes. Shumë shkencëtarë fajësojnë radikalët për plakjen. Me çdo kafshatë që hamë, trupi çliron më shumë radikale, molekula të paqëndrueshme që dëmtojnë qelizat dhe dobësojnë sistemin me kalimin e kohës. Një studiues në Kolorado, Tomas Xhonson (Thomas Johnson) ndryshoi një gjen tek krimbat e rrumbullakët për të bërë një ” gjen super antioksidant.” Ky gjen prodhon një lëndë kimike që lokalizon dhe shkatërron radikalet e lira, duke dyfishuar jetëgjatësinë e krimbave. Shpresa është se bërja e një ndryshimi të tillë në gjenet njerëzore mund të dyfishojë jetëgjatësinë e njeriut.

Përveçse do të zhvillojnë një “ gjen super oksidant”, studiuesit shpresojnë të identifikojnë dhe të shtojnë jetëgjatësinë e gjeneve. Teoria e tyre thotë se çdo specie e ndryshme ka gjenet e veta të cilat kanë një orë biologjike e cila kufizon gjatësinë e jetës. Në fakt, zbulimet tregojnë se në disa specie, kjo kontrollohet veç prej disa gjeneve. Nëse të njëjtat gjene identifikohen në genomin njerëzor, mund të ketë pasur mënyra për të rivendosur orën biologjike. Një studiues i Harvardit shpreson të identifikojë jetëgjatësinë e gjeneve dhe më pas të prodhojë atë çka ai do ta cilësonte: “tableta e Methuselahut” që imiton aktivitetin e proteinave të krijuara prej gjeneve të jetëgjatësisë. Nëse kjo ide do të kishte sukses, e merrni me mend se sa shumë do të kërkohej në treg tableta e Methuselahut?

Një tjetër zonë e kërkimit për zgjatjen e jetës njerëzore është: Nanoteknologjia. Një shkencëtar në fushën e kërkimeve thotë: “Nanoteknologjia do të lejojë që të ndërtojmë qindra mjete molekulare të kontrolluara me kompjuter dhe, me saktësinë e molekulave të ilaçeve”. Këto mikro-makineri, mund t’i mbajnë pastër enët e gjakut, të vrasin qelizat kancerogjene, madje edhe të largojnë efektet e plakjes. Kjo do të bënte të mundur që njerëzit të jetonin shumë më gjatë.

Disa prej këtyre gjërave duken të bukura dhe shumë largpamëse. Asnjë prej këtyre përqasjeve, nuk e ka arritur ende qëllimin e vet. Ashtu siç është shprehur një person kompetent në studimet kërkimore: “Nuk ekziston asnjë ndërhyrje që ka vërtetuar ngadalësimin, ndalimin apo kthimin mbrapsht të plakjes. Pikë.” Por a do të jetë kështu edhe në të ardhmen? Disa prej mendjeve më të zgjuara, të mbështetura prej qeverisë dhe investitorëve të mëdhenj të korporatave gjigante, synojnë të gjejnë shkaqet e plakjes dhe të mposhtin procesin e plakjes. Shpërblimi do të ishte i jashtëzakonshëm. Nëse një person apo korporatë do të mund të shiste një produkt që i ndihmon njerëzit  të jetojnë më gjatë dhe të qëndrojnë sa më gjatë të rinj, ata do të kishin fitime të paimagjinueshme. Ka dyshime nëse procesi i plakjes do të funksionojë ose jo, por nuk ka dyshim se po të kishte sukses, kërkesa do të ishte shumë e lartë.

Të duash më shumë

Disa prej këtyre përpjekjeve ngrenë probleme etike, por le të mos i hyjmë atyre problemeve tani. Në vend të kësaj le të përqendrohemi te fakti i thjeshtë se ne njerëzit dëshirojmë që jeta të jetë më e gjatë dhe më e mirë. Ne duam më shumë. Ne nuk kënaqemi as me cilësinë as me sasinë e jetës. Ne i ngjajmë atij klientit të pakënaqur që shkonte në restorant dhe pasi e hante gjithë ushqimin thoshte: “Ushqimi nuk ishte i mirë dhe racioni ishte shumë i vogël.” Por është logjike se nëse nuk të pëlqen ushqimi i restorantit, është e kotë të duash një racion më të madh. Por shumë prej nesh e konsiderojnë jetën ashtu si ky klient ushqimin e restorantit. Ne nuk jemi të lumtur me jetën që bëjmë, megjithatë dëshirojmë më shumë. Ne nuk dëshirojmë të vdesim. Ne do të gëzoheshim shumë nëse shkencëtarët do të gjenin një mënyrë për të jetuar më gjatë. Ne duam të jemi të pavdekshëm, duam të jemi përgjithmonë të rinj.

Tek të gjithë ne është kjo dëshirë për të jetuar më shumë se sa kaq, apo për diçka që do të plotësojë atë që mungon në jetën tonë, e do të na bëjë të jetojmë përgjithmonë. Jezusi e shpreh këtë dëshirë për jetën kur thotë: “Unë kam ardhur që tu japë jetë dhe ta kenë atë me bollëk.” (Gjoni 8:51) Jezusi jep plotësinë e jetës në cilësi dhe sasi. Në cilësi Jezusi jep atë lloj jete që ia vlen me të vërtetë të jetohet. Në sasi, Jezusi jep atë jetë që nuk mbaron kurrë. Nëse po kërkon më shumë jetë, Jezusi ka plot për ty. Jezusi ka jetë të pakufizuar dhe kjo mund të bëhet e jotja.

Jezusi flet shpesh për jetën e pakufishme duke e quajtur “jetë e përjetshme”.  Ajo është e përjetshme apo e pakufizuar në dy kuptime. Së pari, kjo jetë është e përjetshme, e pakufizuar, sepse vjen prej Perëndisë së përjetshëm dhe hyjnor dhe ti mund të përjetosh atë lloj jete të pakufizuar të Jezusit, pikërisht tani.

Së dyti, kjo jetë është e përjetshme, e pakufizuar, pra nuk do t’i vijë fundi kurrë. Ajo shkon përtej asaj që mund të bëjnë shkencëtarët. Ajo zgjat përgjithmonë.

Perëndia dha tashmë disa të dhëna për jetën e përjetshme në kohën e Dhjatës së Vjetër. Ai në fillim i projektoi njerëzit me trupa që mund të jetonin përgjithmonë, madje edhe pasi shumë njerëz ranë në mëkat dhe u bënë të prekshëm ndaj vdekjes, disa jetuan deri nëntëqind vite. Për më tepër, kishte disa prej tyre që nuk vdiqën fare. Një njeri në atë epokë jashtëzakonisht të gjatë, ishte Enoku, i cili jetoi 365 vite. Babai i Enokut, Jaredi, renditet i dyti në botë për jetëgjatësinë, duke jetuar 962 vite. Biri i Enokut, Methuselahu, ishte njeriu më i moshuar në histori, që jetoi 969 vite. Enoku jetoi 365 vite, por më pas ndodhi diçka: ai u zhduk nga toka pa vdekur fare. Bibla thotë: “Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete. ” (5:23-24)

Bibla përmend një tjetër burrë i cili kapërceu vdekjen dhe shkoi drejt e në qiell: ky ishe profeti Elia.

Shkrimet thonë për Elian se: “Ndërsa ecnin duke folur, ata u ndanë nga njeri-tjetri nga një qerre e zjarrtë dhe nga kuaj të zjarrtë, dhe Elia u ngjit në qiell në një shakullinë.” (2 Mbretërve 2:11-12)

Enoku dhe Elia janë të vetmit njerëz nga e kaluara që nuk vdiqën kurrë, por në të ardhmen do të ketë një grup të madh njerëzish që nuk do të vdesin kurrë.

Bibla thotë se kur Jezusi të kthehet në tokë do të ndodhin këto gjëra:” … sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët; pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin. ” (1 Thesalonikasve 4:16,17) Me fjalë të tjera, të gjithë ata që i përkasin Jezusit dhe janë gjallë në kthimin e tij nuk do të vdesin fare. Ata do të ndjekin rrugën e Enokut dhe Elias. Trupat e tyre do të transformohen dhe transportohen për të takuar Zotin dhe do të qëndrojnë me Të përgjithmonë. Nëse Jezusi do të kthehet gjatë jetës sonë, shumë njerëz që janë gjallë nuk do të vdesin kurrë.

Edhe sikur Jezusi të mos kthehet aq shpejt, edhe sikur ne të plakemi dhe të vdesim para se të kthehet Zoti, na inkurajon ajo që ndodhi me Enokun dhe Elian dhe ajo që do të ndodhë me ndjekësit e Jezusit që do të jenë gjallë në kthimin e Tij. Fakti që jo të gjithë njerëzit vdesin do të thotë se modeli i vdekjes mund të thyhet. Nëse kanë qenë pak njerëz në të kaluarën dhe në të ardhmen do të jenë shumë, kjo tregon se vdekja nuk është e pamposhtshme.