Dita 28 | Lexoni nga Zbulesa 2:1-11
Kujt fiton do t’i jap të hajë nga pema e jetës, që është në mes të parajsës së Perëndisë. (v. 7)
“Ku janë fitimtarët?”, dëgjova të qahej dikur bashkëshortja e pastorit, e cila po i referohej pikërisht këtij pasazhi (v. 7, 11). Ajo ishte disi e acaruar për shkak se të gjithë njerëzit që kishte përreth dukeshin sikur ishin mposhtur nga mëkati dhe shkurajimi. Por kjo është shumë ndryshe nga fitorja në të cilën na thërret Jezusi, pra, ajo fitore që u sigurua nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes së tij. Neve jemi të thirrur të jemi fitimtarë, madje, “më shumë se fitimtarë me anë të atij që na deshi” (Rom. 8:37). Ç’gjëra të mrekullueshme u janë premtuar atyre që fitojnë!
Letrat drejtuar kishave të Zbulesës u drejtohen në mënyrë individuale secilës kishë; çdo bashkësi kishte probleme dhe sfida të veçanta me të cilat përballej. Kisha në Efes u përgëzua për qëndrimin që mbajtën kundër herezisë, dhe për ngulmimin e tyre në veprat e mira. Mirëpo ata kishin humbur dashurinë e tyre të parë për Jezusin, dhe u duhej që të pendoheshin dhe të ktheheshin tek ai. Kisha në Smirnë u inkurajua që të qëndronte besnike ndaj Krishtit edhe në mes të përndjekjes. Ata që do të qëndronin besnikë do të merrnin “kurorën e jetës” (Zbu. 2:10), ashtu siç e lexuam dje në librin e Jakobit. Por mbi të gjitha, atyre që fitojnë u janë dhënë premtime të mrekullueshme: ata do të hanë nga pema e jetës (v. 7), dhe nuk do të dëmtohen fare nga vdekja e dytë (v. 11).
Në këto kapituj ka kaq shumë premtime të tilla. Populli i Perëndisë do të rezistojë, do të fitojë, dhe një ditë do të sundojë bashkë me Krishtin. Perëndia është besnik me fjalën e tij. — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, meditoni mbi këto premtime të çmuara të Perëndisë.
Një ofrim simbolik dhe i vërtetë
Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22 Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbej ...
Shkrime dhe plane me guxim
Dita 42 | Lexoni nga Romakëve 15:14-24; Efesianëve 6:19-20 Por ju shkrova pjesërisht më me guxim. (Rom. 15:15) Reformatori Martin Luteri, në një letër shkr ...
Jo thjesht të durojmë
Dita 41 | Lexoni nga Romakëve 15:1-13; 2 e Korintasve 8:9 Edhe ne, që jemi të fortë, duhet ta mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët (Rom. 15:1) Kur isha ...
Të kthehemi nga të tjerët
Dita 40 | Lexoni nga Romakëve 14:13-23; Mateu 18:6-7 Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqen dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit. (Rom. 14:19) Spektat ...
Të dy i përkasim Zotit
Dita 39 | Lexoni nga Romakëve 14:7-12; Marku 2:28 Edhe nëse jetojmë ose vdesim, të Zotit jemi. (Rom. 14:8) Kurdoherë që shkoja për vizitë, si pastor, tek a ...
I dobëti dhe i forti
Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...
Erasti, arkëtari i qytetit
Dita 37 | Lexoni nga Romakëve 16:21-23; 1 e Korintasve 1:26-27 Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëlla Kuarti, ju dërgojnë të fala. (Rom. 16:23) Kur jam duke ...
Dëshmi e gjallë në sallë
Dita 36 | Lexoni nga Romakëve 16:7, 13; Marku 15:21-24 Të fala Andronikut dhe Junisë ... Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotin, dhe nënës së tij, që është ed ...









