web-6-dhjetor

Atë i përjetshëm

Loading poll …

Meditime 6 Dhjetor (Lexoni nga Gjoni 10:22-30)

Do të quhet… Atë i përjetshëm. (Isaia 9:6)

Një nga gjërat më shpërblyese – ose ndoshta më trazuese – e të qenit prind, është të shohësh mënyrat si të ngjajnë fëmijët. Po kështu, një nga gjërat më befasuese e të qenit një fëmijë i rritur është të dallosh mënyrat se si po bëhesh si prindërit e tu. Qoftë kur ndodh natyrshëm apo është e ushqyer, marrëdhënia prindërore përfshin trashëgimin e një numri befasues tiparesh.

Edhe Jezusi është si Ati i Tij. Jezusi bën atë që bën Ati i Tij. Te Gjoni 5:19, Jezusi na thotë që Ai “përveç asaj që sheh se bën Ati, gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu edhe Biri”. Jo vetëm që Jezusi vepron si Ati i Tij, por në misterin e Trinisë së Shenjtë, Jezusi është Ati i Tij. Më vonë, kur njerëzit filluan të irritoheshin në pështjellimin e tyre për identitetin e Tij, Jezusi ua tha qartë: “Unë dhe Ati jemi një” (Gjoni 10:30). Në këtë mënyrë, Jezusi përmbush profecinë e Isaias që “biri” do të quhet “Atë i përjetshëm” (Isaia 9:6). Për shkak të marrëdhënies unike mes Birit dhe Atit, mund të kemi besimin që nëse duam ta dimë si është Perëndia, duhet të shohim Jezusin: “Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm” (Kolosianëve 1:15).

Doni ta dini cili është Perëndia – si është Ai, çfarë bën, kë do? Duhet vetëm të shikoni Jezusin. Sa më mirë ta njohim Jezusin, aq më mirë do ta njohim zemrën e Atit të përjetshëm. – Sarah Sanderson

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë kush është!

#Krishtlindje #Christmas #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

web-woh-81-dhjetor

Gëzimi i Tij

Dita 81 — Lexoni nga: Hebrenjve 12:1-11“…për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin…” (v. 2)Kur isha i vogël, dy ditët e mia të preferuara të vitit ishin d ...

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags