Dita 78 | Lexoni nga Psalmi 103:1-13; Romakëve 8:14-17
Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij. (Ps. 103:13)
Psalmisti pohon dhembshurinë atërore të Perëndisë për fëmijët e tij. Himni i Henry Lyte “Lavdëro, Shpirti Im, Mbretin e Qiellit” e shpreh bukur: “Porsi Atë Ai na ruan dhe na kursen.” Jezusi tha se Perëndia nuk është thjesht si një atë i mirë; Ai është një atë i mirë, Ati ynë qiellor (Mt. 6:9; Luka 11:2). Biri i Njeriut e quajti Perëndinë “Aba” (Marku 14:36). Tek Efesianëve 3, apostulli Pal i referohet Perëndisë si “Ati, nga i cili e merr emrin çdo familje në qiell dhe në tokë” (vv. 14-15). Perëndia është Ati. Baballarët më të mirë janë si Ai, e jo anasjelltas.
Edhe baballarët më të mirë ndonjëherë i zhgënjejnë fëmijët e tyre, por Perëndia kurrë nuk do. Nëse je besimtar, atëherë Fryma e Shenjtë jeton në ty dhe mund të dish se je fëmija i dashur i Perëndisë. “Sepse ju nuk keni marrë një frymë robërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: “Aba, o Atë!” (Rom. 8:15).
Po qëndroja në një sallë pritjeje aeroporti herët një mëngjes, duke pritur për një fluturim lidhës. Të vetmit njerëz të tjerë aty ishin një çift, në dukje hebrenj, me një djalë të vogël. Ai po vraponte rreth e rrotull me entuziazëm, duke shikuar gjithçka dhe duke e bombarduar babanë me pyetje. “Aba, çfarë janë këto gjëra? Aba, ku po shkojnë ato avionë? Aba, kur do të nisemi?” Dhe pastaj e dëgjova të pyeste: “Aba, pse më do aq shumë?”
Dhe unë mendova: “Aba, pse më do aq shumë?” — David Bast
Ndërsa luteni, pushoni në dashurinë e Perëndisë.
Ati Ynë që je në Qiell
Dita 78 | Lexoni nga Psalmi 103:1-13; Romakëve 8:14-17Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë ...
Çfarë Ndodh me Mëkatet Tona?
Dita 77 | Lexoni nga Psalmi 103:1-12; Mikea 7:18-20Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona. (Ps. 103:12)Në komentarin e ti ...
Madhështia e Dashurisë së Perëndisë
Dita 76 | Lexoni nga Psalmi 103:1-11; Psalmi 8Sepse sa të lartë janë qiejt mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij. (Ps. 10 ...
Flijimi dhe Transformimi
Dita 37 | Lexoni nga Hebrenjve 10:19-31Le t’i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjes së lig ...
Dhënia e Provës
Dita 36 | Lexoni nga 1 Pjetrit 3:8-18Jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju. (v. 15) ...
Kurrë mos u dorëzoni
Dita 35 | Lexoni nga Veprat 14:1-7Dhe atje vazhduan të ungjillëzonin. (v. 7)Jeta e krishterë jo gjithmonë pranohet nga të gjithë. Ka raste kur, si të krishterë ...
Vështirësitë Ndërtojnë Qëndrueshmëri
Dita 34 | Lexoni nga Psalmi 69:1-5, 30-36 Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj. (v. 32 ...









