Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7
“Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1)
Një miku im më tha se kur ishte i vogël, çdo ditë ndërsa dilte nga shtëpia për në shkollë, babai i tij e kujtonte: “Mbaj mend se kush je!” Babai i mikut tim donte që i biri të dinte se pavarësisht se ku shkonte apo me çfarë përballej atë ditë, ai i përkiste familjes së tij dhe i përkiste Zotit.
Kur ne ndajmë dëshminë personale, historinë se si arritëm që t’i përkasim Perëndisë, ne jemi dëshmitarë të një të vërtete themelore: Unë jam fëmijë i dashur i Mbretit (v. 4). Ne e mbajmë mend se kush jemi. Shpallja e kësaj të vërtete mund çdo gënjeshtër të dëmshme të armikut, që ne nuk na do njeri, që jemi vetëm, që askush nuk është në anën tonë. Satani me dinakëri përdor çdo gjë të keqe dhe të tmerrshme që gjen, sëmundjet, aksidentet, abuzimin, varfërinë, braktisjen, që të përpiqet të vërtetojë gënjeshtrën e tij. Ilaçi për këtë gjendet në pasazhin e sotëm, një kujtesë se sa shumë e do Perëndia popullin e Tij. Ai na do shumë dhe na krijoi për lavdinë e Tij, të krijuar t’i përkasim ngushtësisht Atij (v. 7).
Kur armiku e tundoi Jezusin tre herë në shkretëtirë, çdo tundim ishte një sfidë e drejtpërdrejtë për identitetin e Jezusit (“Nëse je Biri i Perëndisë…” Luka 4:3-9). Zoti e filloi dhe e mbylli shërbesën e Tij tokësore me gjithë plotësinë e identitetit të Tij, si Biri i Perëndisë, që sakrifikoi jetën e Tij për identitetin tonë të ri si të dashurit e Tij. Kjo është historia më e bukur për të treguar! “Shikoni ç’dashuri të madhe na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë” (1 Gjoni 3:1). — Linda Rogge-Rubingh
Ndërsa luteni, falënderoni Zotin që ju ka quajtur të Tijtë dhe ju ka dhënë një dëshmi!
Shenja të Dashamirësisë
Dita 29 | Lexoni nga Eksodi 4:3-9Me qëllim që të besojnë… (v.5)Të gjithë jemi si Moisiu në disa mënyra. Kur detyra e Perëndisë është përtej aftësisë sonë, dhe ...
Pritshmëritë e Perëndisë
Dita 28 | Lexoni nga Eksodi 4:1-2Ç’është ajo që ke në dorë? (v.2)Moisiu i bën pyetje Perëndisë: “Kush jam unë?” dhe “Kush je ti?” Perëndia përgjigjet me një vi ...
Çfarë Duhet të Bëj?
Dita 27 | Lexoni nga Eksodi 3:16-22Shko… (v.16)Krishterimi në thelb është një fe e “dërgimit”. Abrahami dhe familja e tij nisen, duke lënë familjen dhe shtëpin ...
Kush Është Perëndia?
Dita 26 | Lexoni nga Eksodi 3:13-15Cili është emri i tij? (v.13)Në 24 vjet si drejtues kishash, punësova shumë staf. Punësimet më të mira kaluan një proces tra ...
Të vëzhgojmë dhe të presim
Dita 91 — Lexoni nga: Psalmi 123“Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sy ...
I disiplinuar për lutje
Dita 90 — Lexoni nga: 1 Pjetri 4:7-11“Tashmë fundi i të gjithave u afrua; jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t'iu kushtuar lutjeve.” (v. 7)Një i krisht ...
Lutuni pa pushim
Dita 89 — Lexoni nga: 1 Thesalonikasve 5:16-18“Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në ...
Lutja dhe identiteti
Dita 88 — Lexoni nga: Psalmi 131“O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të ...



















