Dita 22 | Lexoni nga Luka 11:37-54
Dhe ia tha: “Mjerë edhe ju, o mësues të ligjit! Sepse i ngarkoni njerëzit me barrë që me vështirësi barten”. (v. 46)
Tek libri i Predikuesit dhe tek Psalmi 73 ne pamë dy shembuj të sfilitjes nga Dhjata e Vjetër. Ndërsa kalojmë tani tek Dhjata e Re, do të zbulojmë që sfilitja është e lidhur ngushtë me idenë e barrëve, pra, të qenit “i rënduar” shpirtërisht nga shumë shqetësime. Në kohën e Jezusit, farisenjtë dhe mësuesit e ligjit kishin shtuar ligje dhe tradita përtej atyre që gjenden në Bibël, të cilat po i ngarkonin njerëzit me barrë dhe po pengonin shpirtin e tyre; Jezusi i demaskoi dhe i ballafaqoi për mësimet e tyre.
Jezusi ishte duke ngrënë darkë me një farise kur ky grup iu kthye me kritika që nuk ishin larë përpara darkës. Kjo ishte një nga traditat e farisenjve, nuk ishte një urdhërim nga Ligji. Ndërkohë që Jezusi diskutonte këto mësime, ai i akuzoi farisenjtë se po e ngarkonin popullin e Perëndisë me rregulla dhe ceremoni shtesë. Dhe jo vetëm që i sfilitnin të tjerët me detyrime shtesë, por vetë ata nuk lëviznin as gishtin për t’i ndihmuar! Ata e kishin marrë “çelësin e njohurisë” (v. 52) e cila do t’i çonte në shpëtim, dhe i kishin penguar ata që do të hynin në mbretërinë e Perëndisë.
Kjo ishte një padi e tmerrshme ndaj krerëve fetarë të kohës së Jezusit, dhe ata e ndjenë atë. Kështu që e ndoqën nga pas, e bombarduan me pyetje dhe u përpoqën ta zinin në grackë me argumentet e tyre. Mirëpo Jezusi kishte një synim tjetër ndërkohë që u largua nga ky debat. Shpëtimtari ynë po kërkonte të hiqte barrët e atyre që ishin të munduar e të rënduar, pra, njerëz si puna ime dhe si ju. — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, i sillni tek Jezusi shqetësimet dhe barrët që ju rëndojnë sot zemrën tuaj.
Një ofrim simbolik dhe i vërtetë
Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22 Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbej ...
Shkrime dhe plane me guxim
Dita 42 | Lexoni nga Romakëve 15:14-24; Efesianëve 6:19-20 Por ju shkrova pjesërisht më me guxim. (Rom. 15:15) Reformatori Martin Luteri, në një letër shkr ...
Jo thjesht të durojmë
Dita 41 | Lexoni nga Romakëve 15:1-13; 2 e Korintasve 8:9 Edhe ne, që jemi të fortë, duhet ta mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët (Rom. 15:1) Kur isha ...
Të kthehemi nga të tjerët
Dita 40 | Lexoni nga Romakëve 14:13-23; Mateu 18:6-7 Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqen dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit. (Rom. 14:19) Spektat ...
Të dy i përkasim Zotit
Dita 39 | Lexoni nga Romakëve 14:7-12; Marku 2:28 Edhe nëse jetojmë ose vdesim, të Zotit jemi. (Rom. 14:8) Kurdoherë që shkoja për vizitë, si pastor, tek a ...
I dobëti dhe i forti
Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...
Erasti, arkëtari i qytetit
Dita 37 | Lexoni nga Romakëve 16:21-23; 1 e Korintasve 1:26-27 Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëlla Kuarti, ju dërgojnë të fala. (Rom. 16:23) Kur jam duke ...
Dëshmi e gjallë në sallë
Dita 36 | Lexoni nga Romakëve 16:7, 13; Marku 15:21-24 Të fala Andronikut dhe Junisë ... Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotin, dhe nënës së tij, që është ed ...









