web-woh-23-prill

Barrët që mbajmë

Dita 23 | Lexoni nga Mateu 11:20-30

“Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!” (v. 30)

Alegoria klasike e Xhon Baniën (John Bunyan) me titull “Rruga e Shtegtarit”, fillon me të Krishterin, personazhin kryesor, dhe me barrën e rëndë që ai mbarte në shpinë. Barra, që ishte pesha e mëkatit të tij, e detyroi t’i klithte Ungjilltarit, duke qarë: “Kam frikë se mos barra që kam mbi supe do të më shpjerë në një vend më të thellë se varri dhe do të më hedhë në Ferr”. Ungjilltari e dërgon të Krishterin jashtë Qytetit të Humbjes, dhe përfundimisht , ai shpëtoi nga barra e vet kur shkoi tek këmbët e kryqit.

Në rastin e këtij personazhi, ai ishte i bekuar sepse ishte i vetëdijshëm për mëkatin e tij dhe kështu që u pendua dhe besoi. Tek Mateu 11, Jezusi i dënoi qytetet ku ishin kryer një pjesë e mirë e mrekullive të tij për shkak se ata nuk besuan. Korazini, Betsaida dhe Kapernaumi nuk u penduan; ata e refuzuan ungjillin e Krishtit. Mirëpo Ati, në mënyrë të hirshme, ua zbuloi të vërtetën rreth Jezusit atyre që kishte zgjedhur.

Atyre që besuan, Jezusi u bën këtë ftesë: “Ejani tek unë, o të gjithë të munduar e të rënduar, dhe unë do t’ju çlodh” (v. 28). Jezusi do t’ua hiqte zgjedhën e rëndë që ata mbanin, atë zgjedhë që vinte nga të punuarit për të fituar shpëtimin e tyre përmes rregullave dhe traditave legaliste të farisenjve. Në krahasim me këta krerë fetarë mburravecë, Jezusi ishte i butë dhe me zemër të përulur. Ai u ofroi njerëzve çlodhje për shpirtin.

Po ju, a jeni të sfilitur, të munduar, të rënduar? Ftesa qëndron që ju të vini te Jezusi, tani, ashtu siç jeni, pa vonesa. Zgjedha e tij është e butë dhe barra e tij e lehtë. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, kërkoni atë prehje që Jezusi u jep atyre që do.

web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...

Tags: No tags