Dita 77 | Lexoni nga Zanafilla 15:1-21
Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t’i numërosh. (v. 5)
Si një vajzë e re, e cila kishte qejf ta shikoja qiellin e natës, unë i vesha muret dhe tavanin e dhomës sime të gjumit me yjet që vezullonin në errësirë. Këta yje plastikë shiteshin me pako 50 apo 100-copëshe, që mua më dukeshin të panumërueshme ndërsa kaloja orë të tëra duke zgjedhur vendin e përsosur për secilin yll dhe i ngjitja pas murit me pika të vogla vinovili. Mezi prisja të binte nata jashtë, që të mund t’i shikoja të vezullonin në dhomën time me atë ndriçimin ngushëllues gjatë natës. Çdo mëngjes, pashmangshmërisht, gjeja yje në dysheme që kishin rënë ndërsa unë flija. U kthye në një punë që s’kishte fund për t’i mbajtur yjet në qiellin tim, por punë që mua më pëlqente shumë.
Duket se Perëndia është i lumtur t’i mbajë yjet në qiell për ne – edhe pse nuk besoj se Ai ka vështirësi si unë dikur që t’i mbajë në vendin e tyre. Perëndia i krijoi yjet dhe i shënoi ata si shenja të besnikërisë së tij që nga fillimi, ndaj nuk duhet të habitemi që Perëndia i përdor yjet si dëshmitarë të bëselidhjes së tij me Abramin.
Në pasazhin e sotëm nga Bibla, Perëndia e fton Abramin t’i ngrejë sytë nga qielli dhe t’i numërojë yjet, nëse mundet, duke premtuar që t’i bëjë trashëgimtarët e Abramit dhe të Sarës aq të shumtë në numër sa edhe yjet në qiell dhe t’u japë atyre një atdhe të përhershëm. Falë Jezusit, tani ne jemi bijtë e Perëndisë. Historia e besnikërisë së Perëndisë ndaj Abramit dhe fëmijëve të tij është edhe historia jonë – ne jemi yjet në qiellin e Abrahamit. – Katelyn J. Dixon
Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë që ju solli në familjen e Tij dhe ju dha një shtëpi të përjetshme me Të!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita77
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









