dita-86-woha-86

Besnikëria e Perëndisë

Loading poll …

Dita 86 | Lexoni nga Psalmi 91

“Unë i them Zotit: “Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj”. Me siguri ai do të të çlirojë…” (v. 2-3)

“Policia. Si mund t’ju ndihmojmë? Po dërgojmë menjëherë një patrullë te ju.” Edhe pse shumë prej nesh nuk i kanë dëgjuar këto fjalë, të gjithë ne në ndonjë rast, e kemi bërë një thirrje të tillë plot shqetësim, në lutjet tona drejtuar Perëndisë për mbrotjen e Tij, që të mos kemi frikë nga nata, nga errësira, nga shkatërrimi, nga rreziqet e jetës që fshihen ngado (v. 5-6). Ne i kërkojmë që të strehohemi “nën krahët e Tij” (v. 4) dhe ta lejojmë Atë të jetë “streha” dhe “kështjella” jonë (v. 2) në kohë pikëllimi.

Gjatë gjithë Psalmin 91 Perëndia na përshkruhet në shumë mënyra, por të gjitha përçojnë të njëjtin mesazh, sigurinë. Perëndia është një kështjellë e lartë nën hijen e të cilit ne mund të pushojmë (v. 1), si një zog nënë që na mbulon me pendët e saj (v. 4). Perëndia është një “strehë e sigurt” në kohë pikëllimi dhe do të na shpëtojë në kohë fatkeqësie. Ne “nuk do të kemi frikë” (v. 5); nuk do të na gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do të na afrohet (v. 10). Në thelb, kjo siguri është e mundshme sepse psalmisti e kërkon te Perëndia (v. 2-9).

Nga të gjitha gjërat që na thotë Psalmi 91, më kryesorja është se kur ne e bëjmë Perëndinë strehën tonë, kur ne i bëjmë këtë thirrje për ndihmë, mund të jemi të sigurt në besnikërinë e Tij se do të na pranojë. Prandaj, herën tjetër që përballemi me frikën, le të lutemi me vetëbesim me fjalët e Psalmit 91, duke pretenduar të gjitha dobitë që na premton, sepse Perëndia në hirin e Tij na ka zgjedhur ne. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë si t’ia dorëzoni Atij veten në kohë të vështira.

#Psalmi91 #BesnikeriaEPerendise #StrehaIme #KushtjellaIme #ZotiMbrojtesiIm #PaFrike #SiguriNeZot #PerendiaNaMbron #ShpetimNgaRreziku #FuqiaELutjes

Tags: No tags