Meditime 25 Dhjetor (Lexoni nga Mateu 3:13-17)
Dhe ja një zë nga qielli që tha: ”Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur”. (v. 17)
Për më shumë se tri dekada, kam ruajtur një copë të vogël letre mes faqeve të Biblës sime. Skajet e saj janë grisur dhe boja është përhapur nga shiu, por e ruaj, sepse është një nga mesazhet e vetme të shkruajtura me dorë që kam nga im atë. Pasi fola një herë në kishë, kur isha adoleshente, babai më dha një pusullë ku më shkruante se ia kisha dalë shumë mirë. U bënë shumë vjet që nuk e dëgjoj zërin e tij, por e ruaj atë pusullë.
A nuk kemi të gjithë dëshirë të dëgjojmë një fjalë miratimi nga baballarët tanë? Pas pagëzimit të Tij, Jezusi dëgjoi një zë të qartë nga Ati i Tij qiellor. Ky është Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur.Çfarë afirmimi ishte ky për Jezusin ndërsa nisi shërbesën e Vet?!
Mrekullia e jetës së Jezusit që u dha për ne është që këto fjalë tani na përkasin edhe neve. Kur i përkasim Krishtit, jemi të adoptuar si bij dhe bija të Perëndisë. Ati ynë qiellor tani na shikon në të njëjtën mënyrë që shikon Jezusin, Birin e Perëndisë.
Në këtë ditë Krishtlindjeje, gjeni një çast për ta marrë dhuratën e miratimit nga Ati juaj qiellor. Ai i thotë këto fjalë për ju tani. Ti je biri/bija im/ime i/e dashur në të cilin jam kënaqur. – Sarah Sanderson
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju mbushë me njohurinë që ju duan!
#Krishtlindje #Christmas #fjalëteshpresës #meditime
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









