Meditime 8 Dhjetor (Lexoni nga Gjoni 6:25-40)
Dhe Jezusi u tha atyre: “Unë jam buka e jetës” (v. 35)
Për çfarë jeni të uritur? Kur na kalon ndonjë vakt pa ngrënë, e ndiejmë ndjesinë fizike të stomakut që na gurgullon, por mund të na brejnë edhe gjëra të tjera: një pirg me fatura të papaguara, ndjenja e vetmisë, frika për të ardhmen. Të gjithë ne kemi dëshira për një sërë rehatish fizike dhe emocionale. Të jesh njeri do të thotë që me raste të kesh edhe uri.
Perëndia do që ne t’ia parashtrojmë nevojat më bazike Atij. Jezusi na mësoi te Lutja e Zotit që t’i kërkojmë Atit bukën e përditshme. Në pjesën e parë të Gjonit 6, Jezusi siguroi për urinë fizike të turmës, por ditën tjetër, kur turma e ndoqi përtej detit, Jezusi e kuptoi që ata po e kërkonin vetëm sepse Ai u kishte dhënë bukë. Duke dashur që t’u tregonte një realitet më të thellë shpirtëror, Jezusi e mësoi turmën që Vetë Ai ishte “buka e jetës” (v. 35) që “zbret nga qielli dhe i jep jetë botës” (v. 33). Ai u premtoi se kushdo që vinte tek ai, nuk do të kishte më uri. Nëse Jezusi do t’i ishte referuar urisë fizike, atëherë, të krishterët nuk do të kishin pse të shkonin më në dyqan, por te vargu 40, Jezusi na tregon se tani po fliste për jetën e përjetshme, me bollëk të njohjes së Tij.
Ne mund t’ia parashtrojmë nevojat tona fizike dhe emocionale Perëndisë dhe të presim që Ai t’u përgjigjet lutjeve tona, por ne shkojmë te Perëndia edhe për Vetë Perëndinë. Vetë Jezusi është buka që ta shuan urinë gjithmonë. – Sarah Sanderson
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’i ngopë të gjithë ata që kanë uri si fizike, edhe shpirtërore!
#Krishtlindje #Christmas #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...









