Buletini i anëtarëve në kishën e Romës

Dita 32 | Lexoni nga Romakëve 16:1-16, 21-23

Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë; kishat e Krishtit ju përshëndesin. (v. 16)

Një nga burimet e mia më të rëndësishme, kur shkoja në një kishë të re si pastori i asaj kishe, ishte pikërisht buletini me foto i kishës. Mendojeni pak pasazhin që kemi për sot nga Bibla si “buletinin me foto” të Palit për kishën në Romë. Pali kishte një dashuri të madhe për njerëzit. Nëse i hedhim një sy të shpejtë emrave të këtij buletini të kishës romake, shohim ndoshta shtatë emra që janë hebrenj: Maria, Andronika, Junia, Akuila, Prishila, Herodioni, si dhe Rufi dhe nëna e tij. Po kështu, shohim edhe disa emra latinë: Ampliu, Julia, Urbani. Ndërsa të tjerët janë emra grekë.

Kisha romake nuk ishte një kishë e madhe; përkundrazi, ajo ishte një varg prej pesë a më shumë kishash-shtëpi të cilat kishin sfonde të ndryshme. Në këtë listë ne shohim gra, disa prej të cilave pa dyshim ishin drejtuese dhe themeluese të një kishe shtëpi. Përshëndetja për familjet e Aristobalit dhe Narkisit (v. 10-11) tregon se kisha mund të përfshinte brenda saj edhe skllevër. Përfshirja e Erastit, “arkëtarit të qytetit” (v. 23), në mesin e atyre që dërguan përshëndetjet e tyre tregon se ishin disa në kishën romake të cilët kishin të ardhura të mira dhe lidhje me njerëz me ndikim.

Sfondet e ndryshme personale i jepnin formë çdo momenti të kishës romake dhe ato janë konteksti për të gjitha ato që shkruan Pali në këtë letër. Pali kërkoi të kishte unitet në këtë larmi që tejkalonte kufijtë dhe përkrahu etninë, gjuhën, gjininë dhe statusin e cilitdo. Kjo simbolizohet nga vargu 16, që thotë: “Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë”. Ne, sot, në kohën tonë, kemi gjeste kulturore të ndryshme, mirëpo edhe ne duhet t’i tejkalojmë ato që na ndajnë. — Kent Fry

Ndërsa luteni, lutuni për anëtarë në komunitetin e kishës suaj të cilët janë ndryshe nga ju.

web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...

Tags: No tags