Dita 21 | Lexoni nga: Mateu 26:36-46
“Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti”. (v. 39)
Rrënja e idesë së dyshimit është të jesh ndërdyshas. Të dyshosh do të thotë të kesh një mendje me mëdyshje, një mendje që është e dyzuar mes besimit dhe mosbesimit. Thomai kishte një mendim për identitetin e Jezusit: “Zoti im dhe Perëndia im!” Turma rreth kryqit kishte një mendim për falsitetin e pretendimeve të Jezusit. Në kontrast, dyshim është të kesh dy mendime për Jezusin. A është kjo ajo që shohim në majë të malit te Mateu 28?
G. K. Chesterton mendonte se Jezusi përjetoi dyshim në Gjetsemani për shkak të mënyrës si u lut. Por nuk është kjo mënyra si e përshkroi Jezusi mendjen e Tij. Ai foli për dhimbjen dhe mundimet, për të qenit i drobitur dhe në agoni. Jezusi ishte i frikësuar. Ajo që ne e quajmë dyshim ndonjëherë është frikë. Tmerri i asaj që po ndodh nuk e dyzon mendjen tonë. E bën atë që të lëkundet nga frika.
Herë të tjera, ajo që duket si dyshim është thjesht një pikëpyetje. Lexoni me kujdes historinë e Jobit dhe do të zbuloni se ai nuk dyshoi te Perëndia. Por me siguri pati disa pyetje sfiduese për Perëndinë. Jobi nuk pati një dyshim që lëkundej midis besimit dhe mosbesimit. Ai pati një besim që kërkonte të kuptonte.
Kjo mund t’i jap shpjegim këtyre dishepujve, por dhe neve. Edhe pse ata besuan te Jezusi si Zot dhe Perëndi, sërish mund të kenë qenë të mbushur me pyetje për atë që kishte ndodhur dhe me frikë për atë që mund të ndodhte. Ndonjëherë, nuk kemi një mendje të dyzuar, por një mendje të trazuar dhe një mendje që kërkon. — Stan Mast
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që të hetojë zemrën tuaj dhe t’ju ndihmojë të njihni veten.
#fjalëteshpresës #meditime #dita20 #biblestudy
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









