webbb-dita-4-woha-4

Çfarë keni marrë me vete në plazh?

Loading poll …

Dita 4 | Lexoni nga Psalmi 119:97-112, 2 e Timoteut 3:16-17

Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim. (Psa. 119:105)

Mbaj mend kur ishim fëmijë që gjatë verës, në plazh, prindërit e mi për të kaluar kohën merrnin radion, shahun, letrat, libra dhe ushqime. Po sot, cila është ajo gjë që nuk e harroni kurrë kur shkoni në plazh? Patjetër telefonin celular! Sepse kjo pajisje, që ka mbërthyer çdo brez, i ka të gjitha: lojërat, librat, muzikën. A mund ta konsideroni këtë verë Biblën si gjëja që nuk duhet të mungojë në çantën juaj?

Bibla është ende libri më i shitur dhe më i përkthyer në botë! Dhe jo vetëm kaq, por ky libër i mrekullueshëm, i shkruar nga 40 autorë të ndryshëm përgjatë një periudhe prej 1500 vjetësh, ka ende shumë për të thënë për pothuajse çdo fushë të jetës, e veçanërisht për shpirtin. Por ndërkohë që në celular çdo gjë e gjejmë gati, dhe mjafton vetëm të lëvizim nga njëri drejtim gishtin dhe na shfaqet, Bibla na sfidon të mendojmë, të kuptojmë dhe të vendosim. Me çfarë e ushqeni shpirtin dhe mendjen tuaj, të dashur vëllezër dhe motra, ndërkohë që jeni në plazh?

Timoteu na thotë se “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë” (2 e Tim. 3:16-17). Ndoshta sot ju jepet rasti ta ndani këtë Shkrim me njerëz të tjerë e të hidhni dritë aty ku ka dyshime, frikë apo errësirë. Nëse doni një këshillë miqësore nga unë, bëni pak pushim nga celulari dhe lundroni nëpër faqet e thella të Fjalës së Perëndisë. Unë lutem që ai do t’ju përdorë për lavdinë e tij. – Rev. Sotir Anagnosti

Ndërsa luteni, kërkojini Zotit urtësi për të folur sot me dikë rreth Biblës apo çështjeve të jetës dhe shpirtit.

#FjalaJote #DritaIme #BiblaNePlazh #UshqimShpirtëror #FrymëzimHyjnor #ShkrimiIShenjtë #CelularVsBibël #MësoBinduNdreq #FjalëteShpresës #Meditime

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags