Dita 11 | Lexoni nga Luka 15:1-7
Ne të gjithë endeshim si dele. (Isa. 53:6)
Lutja e rrëfimit për shërbesën e mëngjesit në librin e Lutjes së Zakonshme, na mëson që të lutemi kështu: “At madhështor dhe më i mëshirshmi, ne kemi mëkatuar dhe jemi larguar nga rrugët e Tua si dele të humbura, ne kemi ndjekur shumë gjërat dhe dëshirat e zemrës tonë dhe kemi shkelur ligjet e Tua të shenjta.” Delet duhet të mblidhen në tufë, ndryshe do të enden kuturu. Delet do të ndjekin instiktin e tyre dhe do të futen në lloj-lloj telashesh, nga të cilat nuk mund ta shpëtojnë dot veten. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për ne. Ne parapëlqejmë që të ndjekim gjërat dhe dëshirat e zemrës tonë në vend të ligjeve të shenjta dhe jetëdhënëse të Perëndisë.
Ashtu si Ungjilli në të gjithë Biblën,edhe ungjilli sipas Isaias për ne ka lajmet të këqija, por edhe lajme të mira. Ne nuk mund t’i kuptojmë vërtet lajmet e mira derisa të kemi dëgjuar ato të këqijat. Lajmi i keq te Isaia 53 është se të gjithë ne kemi humbur rrugën. Ne jemi ngatërruar pa shpresë në shkorret e mëkatit. Ne jemi rrëzuar dhe nuk mund të ngrihemi dot. Ne jemi të pashpresë dhe kemi nevojë që të na shpëtojë dikush. Ne kemi humbur dhe kemi nevojë për një Shpëtimtar, i cili do të dalë për të na kërkuar derisa të na gjejë.
Lajmi i mirë është se Ai ka bërë saktësisht këtë. Më shumë se kaq, Ai na ka kthyer sërish në shtëpi. Ne kemim një bari, në fakt, një Bari të Mirë, që ka dhënë jetën e vet për delet. Nëse ne e dëgjojmë zërin e Tij dhe e ndjekim Atë (Gjo. 10:14-16,) do të jemi mirë. Edhe pse Isaia nuk e dinte emrin e Tij, ne e dimë! — David Bast
Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për dashurinë e Tij që ju kërkon dhe ju shpëton.
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









