Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23
“…bëni këtë në përkujtimin tim.” (v. 19)
Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më me kujdes, apo nuk i dëgjojmë me një vesh të freskët. Ky pasazh, kur Jezusi themeloi Darkën e Zotit, mund të jetë njëri prej tyre. Por gjithsesi, ka kaq shumë vargje që zbulojnë zemrën e Shpëtimtarit ndaj ndjekësve të Tij!
Ai u ul me ta për darkë, ashtu siç kishte bërë shumë herë të tjera më parë. Por kjo darkë ishte ndryshe, jo vetëm sepse ishte darka e Pashkës, por sepse Atij i kishin mbetur vetëm pak orë para se të përmbushte rolin e Tij si Qengji i Pashkës, “”Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!” (Gjo. 1:29) Jezusi u tha dishepujve të Tij: “Kam pasur dëshirë të madhe ta ha këtë Pashkë bashkë me ju, para se të vuaj…” (Lk. 22:15). Kjo tregon dashurinë e Jezusit për miqtë e Tij. Ai dëshironte shumë që të ishte me ta atë natë. Ai mezi e preiste ditën kur ata të hanin së bashku në Mbretërinë e Perëndisë. Ai donte që ata ta kujtonin sakrificën e Tij në emër të tyre, gjakun dhe trupin e Tij, të dhënë për ta. Kjo është diçka personale dhe plot shpresë. Ky ishte përkujtimi i Tij.
Jezusi nuk na kërkoi që në përkujtim të Tij të ndërtonim një tempull, një statujë, apo kryqin më të madh në botë, sado kuptimplota qofshin këto. Ai zgjodhi që të përkujtohet me anë të një darke të thjeshtë, që mund të kremtohej kudo dhe kurdoherë, nga kushdo që e ndjek Atë. Ai shtron darkën, ne marrim bukën dhe kupën, atë që ato simbolizojnë dhe e kujtojmë Atë. Këtë e bëjmë derisa Ai të rikthehet. — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, kujtoni Shpëtimtarin tuaj dhe sakrificën e Tij për ju.
#DarkaeZotit #NëPërkujtiminTim #Luka2219 #QengjiIPashkës #JezusiSakrifikoi #GjakuDheTrupi #DarkaQëNaRikujton #FjalëteShpresës
Një vakt në Emaus
Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...
Darka e Zotit
Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...
Larja e këmbëve të dishepujve
Dita 40 | Lexoni nga Gjoni 13:1-15 “Unë, në fakt, ju kam dhënë shembullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.“ (v. 15) Dishepujt kishin ndarë shumë ...
Darkë me miqtë
Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...
Darkë me tagrambledhësit
Dita 38 | Lexoni nga Luka 19:1-10 “Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.” (v. 6) E kemi parë Jezusin në një darkë ku Ai u vëzhgua, u testua dhe ...
Darka me një farise, Një pamje e Mbretërisë
Dita 37 | Lexoni nga Luka 14:15-24 “Unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time". (v. 24) “Lum kush do të ha ...
Darka me një farise, Përulësia
Dita 36 | Lexoni nga Luka 14:1-14 “Sepse kushdo që e larton veten do të ulet, dhe kush e përul veten, do të lartësohet''. (v. 11) Keni qenë ndonjëherë n ...
Jezusi ushqen 5000 njerëz
Dita 35 | Lexoni nga Marku 6:30-44 Të gjithë hëngrën sa u ngopën. (v. 42) Një nga emrat e Perëndisë të zbuluar në Dhiatën e Vjetër është Jehova Jireh, “ ...