Dita 37 | Lexoni nga Luka 14:15-24
“Unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time”. (v. 24)
“Lum kush do të hajë bukë në mbretërinë e Perëndisë”. (v. 15) Këto ishin fjalët e njërit prej të ftuarve në darkën e fariseut dhe ato janë fjalë të vërteta. Por kush do të hajë në këtë gosti? Dhe kush do të zhgënjehet atë ditë?
Gjatë gjithë darkës farisenjtë kishin shfaqur një mungesë dhembshurie për ata që vuajnë, mungesë në kuptimin e Shkrimit dhe mungesë të përulësisë në përgjithësi. Ndërsa darka vazhdonte, Jezusi ndau një shëmbëlltyrë për t’i paralajmëruar ata për rrezikun se mund të humbisnin Mbretërinë e Perëndisë. Në këtë histori, njeriu që shtroi darkën përfaqëson Perëndinë, ata që u ftuan në fillim përfaqësonin hebrenjtë, në veçanti farisenjtë. Kur erdhi dita e darkës, ata që ishin ftuar ishin të zënë me punë të parëndësishme dhe treguan mungesë respekti ndaj mikpritësit, duke dhënë justifikime të dobëta që nuk mund të merrnin pjesë. Prandaj, në vend të tyre u ftuan të tjerë, të varfërit, të pamundurit dhe njerëzit e parëndësishëm nga jashtë qytetit (që përfaqësojnë johebrenjtë). Jezusi po i paralajmëronte farisenjtë se Mbretëria mund të mbushet dhe ata mund të lihen jashtë për shkak të krenarisë dhe refuzimit të ftesës së Perëndisë. Refuzimi i tyre për ta pranuar Jezusin si Krishtin do t’i linte ata jashtë Mbretërisë.
A po ju pengon diçka për te Mbretëria sot? Ata që e përulin veten dhe vijnë te Jezusi me besim dhe pendim do të jenë të bekuarit, ata që do “të hanë bukën e Mbretërisë së Perëndisë!” — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për mbretërinë e Tij tani dhe që do të vijë.
#MbretëriaETij #FtesaEDarkës #ZotiFton #MosRefuzoFtesën #PerulësiDheBesim #BukëNëMbretëri #TëZgjedhuritJoTëFtuarit #fjalëteshpresës
Një vakt në Emaus
Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...
Darka e Zotit
Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...
Larja e këmbëve të dishepujve
Dita 40 | Lexoni nga Gjoni 13:1-15 “Unë, në fakt, ju kam dhënë shembullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.“ (v. 15) Dishepujt kishin ndarë shumë ...
Darkë me miqtë
Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...
Darkë me tagrambledhësit
Dita 38 | Lexoni nga Luka 19:1-10 “Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.” (v. 6) E kemi parë Jezusin në një darkë ku Ai u vëzhgua, u testua dhe ...
Darka me një farise, Një pamje e Mbretërisë
Dita 37 | Lexoni nga Luka 14:15-24 “Unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time". (v. 24) “Lum kush do të ha ...
Darka me një farise, Përulësia
Dita 36 | Lexoni nga Luka 14:1-14 “Sepse kushdo që e larton veten do të ulet, dhe kush e përul veten, do të lartësohet''. (v. 11) Keni qenë ndonjëherë n ...
Jezusi ushqen 5000 njerëz
Dita 35 | Lexoni nga Marku 6:30-44 Të gjithë hëngrën sa u ngopën. (v. 42) Një nga emrat e Perëndisë të zbuluar në Dhiatën e Vjetër është Jehova Jireh, “ ...