Dita 36 | Lexoni nga Luka 14:1-14
“Sepse kushdo që e larton veten do të ulet, dhe kush e përul veten, do të lartësohet”. (v. 11)
Keni qenë ndonjëherë në ndonjë darkë ku jeni ndier sikur po ju vëzhgojnëme imtësi? Mbase ka qenë në ndonjë restorant me shefin tuaj, apo hera e parë që keni takuar vjehrrit tuaj. Kurdo që të ketë ndodhur, kjo mund të jetë shumë e sikletshme! Jezusi ishte ftuar për darkë në shtëpinë e një fariseu dhe ishte e qartë se armiqtë e Tij po e vëzhgonin me imtësi. Por edhe Jezusi po i vëzhgonte ata dhe do të ndante mendimet e tij përpara se të mbaronte darka.
Farisenjtë e kishin ftuar Jezusin në mënyrë që “ta shihnin me mikroskop”, por në vend të kësaj, Jezusi vuri re mungesën e dhembshurisë, mirëkuptimit dhe përulësisë tek ata. Ata ishin të pandjeshëm ndaj njeriut hidropik (me siguri me edemë) dhe gati e sfiduan Jezusin që ta shëronte atë gjatë së Shtunës dhe sigurisht, Jezusi këtë bëri. Farisenjtë luftonin për një vend nderi në gosti, por Jezusi u kujtoi atyre Shkrimin që i inkurajonte ata që të kërkonin vendet më pak të nderuara, që më vonët’i lartësonte i zoti i gostisë. (FeU. 25:6-7). Më pas, të zotit të shtëpisë, Jezusi i dha një mësim mbi mikpritjen e Mbretërisë, duke e nxitur atë që të ftonte të varfërit dhe të pamundurit në gostinë e tij, ata që nuk mund t’ia shpërblenin. Shpërblimi i mikpritësit do të ishte i përjetshëm.
Në zemër të krenarisë së farisenjve ishte mendimi i tyre se vetëm ata ishin të drejtë në sytë e Perëndisë. Jezusi do ta sfidonte këtë mendim ndërsa vazhdojmë me këtë pasazh nesër. Krenaria në drejtësinë e tyre i pengonte ata për shpëtimin. — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, kërkojini Pernëdisë një frymë të vërtetë përulësie.
#KrenariaPengonShpëtimin #MbretëriaPërTëVarfrit #ShpërblimIPerjetshëm #LutuMePërulësi #Dita36LeximBiblik #JezusiMeson #ZemraQëShehTëTjerët #fjalëteshpresës
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









