web-dita-45-woha-45

Darkë me Jezusin

Loading poll …

Dita 45 | Lexoni nga Zbulesa 3:14-22

“…nëse dikush dëgjon zërin tim dhe hap derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.” (v. 20)

Kohët e fundit disa të afërm nga jashtë shtetit bënë një udhëtim të gjatë për të ardhur dhe na takuar në Miçigan, përfshirë dhe një kushëri që kisha 30 vjet pa e takuar. Ishte fantastike. Koha më e bukur që kaluam ishte gjatë ushqimit, kur biseduam, sollëm ndërmend kujtime e u rinjohëm. Shpejt lidhjet familjare me miqësi e dashuri dukeshin më të forta se kurrë.

Gjatë rrugëtimit të këtyre meditimeve kemi parë Jezusin teksa ndante ushqimin me familjen, miqtë, madje dhe me disa armiq. Pamë dhembshurinë e Tij për të humburit dhe të lënduarit. Pamë dashurinë që ka për të Tijtë. Sot, dua të kujtojmë se Ai e do këtë miqësi të ngushtë edhe me çdonjërin nga ne. Kjo letër drejtuar kishës në Laodice na tregon se Krishti s’është i lumtur me një marrëdhënie “të vakët” me të Tijtë (v.16). Laodiceasit ishin mashtruar nga ideja se ishin të shëndetshëm shpirtërisht, madje e të bekuar dhe s’e kuptonin gjendjen e tyre të vërtetë. Ata jo vetëm që kishin nevojë për Jezusin, por kishin nevojë që ta donin Atë. Jesusi u tha atyre besimtarëve se kjo ishte e mundur. Ai po priste te dera, duke dashur që të ndante afrimitetin e një tryeze miqësie me ata që e donin. Gjithçka që duhej të bënin ishte të hapnin derën!

A e dëshironi këtë lloj afrimiteti me Jezusin? Ftojeni Atë në tryezën tuaj! Kaloni kohë duke lexuar fjalët e Tij, duke iu lutur Atij dhe duke shijuar miqësinë e Tij. Ai është i lumtur të kalojë kohë me ju! — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, kërkojini t’ju japë dëshirën që ta doni Jezusin dhe miqësinë e Tij të ëmbël në jetën tuaj.

#DarkëMeJezusin #FtesëPërMiqësi #Zbulesa3_20 #FjalaETij #MiqësiMeKrishtin #AfërsiShpirtërore #FjalëteShpresës

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags