Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11
“Jezusi, pra, tha: ”Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7)
Darka me miqtë zakonisht është një kohë e këndshme miqësie dhe kujtimesh të veçanta, por mund të jetë veçanërisht emocionuese kur e di që do të largohesh së shpejti. Kohës së Jezusit me dishepujt në tokë po i vinte fundi dhe ata, në përgjithësi ishin të pavetëdijshëm për vdekjen e Tij të pashmangshme. Por dikush kishte dëgjuar më vëmendje dhe e kuptoi këtë. Për të, kjo darkë ishte një mundësi për ta dashur dhe ta nderuar Atë, përpara se Jezusi të vdiste në kryqpër të.
Pasi Jezusi kishte ringjallur Llazarin prej së vdekurish, në Betani u shtrua një darkë e veçantë për nder të Tij. Llazari, Marta dhe Maria ishin aty, po ashtu edhe dishepujt dhe shumë të ftuar të tjerë. Kjo ndodhi një javë përpara Pashkës në Jerusalem. Jezusi ishte shpeshherë i ftuari i kësaj familje dhe Maria ulej në këmbët e Tij për të dëgjuar mësimet e Jezusit (Lk. 10:39). Kishte disa kohë që Jezusi u thoshte atyre që shumë shpejt do t’i dorëzohej vdekjes, por sërish dishepujt e Tij ose nuk po e dëgjonin, ose nuk po e kuptonin. Por Maria e kuptoi. Ai tashmë ishte duke vajtuar për vdekjen e Tij, teksa po e vajoste me parfumin e saj të kushtueshëm. Ndërsa veprimet e saj i hutuan dishepujt, Jezusi e dinte arsyen e saj. Ai u prek nga përkushtimi dhe dashuria e saj.
Juda ishte i shpërqendruar nga kostoja e parfumit, të tjerët ishin të shpërqendruar nga Llazari, por Maria ishte e përqendruar te Jezusi. Ajo e dinte që “nuk do ta kishte gjithmonë (Atë)” (v. 8) Cili është fokusi juaj sot? — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, përqendrojeni dashurinë ddhe vëmendjen tuaj te Jezusi.
#DarkëMeJezusin #MariaNëKëmbëtETij #PërkushtimIDashur #FokusTeJezusi #DashuriEÇmuar #VajosjaEJezusit #Gjoni1211 #FjalëteShpresës
Një vakt në Emaus
Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...
Darka e Zotit
Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...
Larja e këmbëve të dishepujve
Dita 40 | Lexoni nga Gjoni 13:1-15 “Unë, në fakt, ju kam dhënë shembullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.“ (v. 15) Dishepujt kishin ndarë shumë ...
Darkë me miqtë
Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...
Darkë me tagrambledhësit
Dita 38 | Lexoni nga Luka 19:1-10 “Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.” (v. 6) E kemi parë Jezusin në një darkë ku Ai u vëzhgua, u testua dhe ...
Darka me një farise, Një pamje e Mbretërisë
Dita 37 | Lexoni nga Luka 14:15-24 “Unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time". (v. 24) “Lum kush do të ha ...
Darka me një farise, Përulësia
Dita 36 | Lexoni nga Luka 14:1-14 “Sepse kushdo që e larton veten do të ulet, dhe kush e përul veten, do të lartësohet''. (v. 11) Keni qenë ndonjëherë n ...
Jezusi ushqen 5000 njerëz
Dita 35 | Lexoni nga Marku 6:30-44 Të gjithë hëngrën sa u ngopën. (v. 42) Një nga emrat e Perëndisë të zbuluar në Dhiatën e Vjetër është Jehova Jireh, “ ...