Dita 38 | Lexoni nga Luka 19:1-10
“Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.” (v. 6)
E kemi parë Jezusin në një darkë ku Ai u vëzhgua, u testua dhe u sfidua nga ata që e konsideronin veten të paqortueshëm. Por çfarë ndodhi kur Jezusi u pranua me gëzim nga dikush të cilin të gjithë e dinin se ishte mëkatar? Çfarë tabloje krejtësisht e ndryshme ishte ajo!
Kjo historia me Zakeun, njeriun shtatshkurtër që u ngjit në një pemë fiku që të shihte Jezusin, është shumë e dashur. Na thuhet se ai u ngjit në pemë sepse kishte shtat të shkurtër, por ka mundësi që ai të shpresonte se pema ta fshihte dhe që ai ta shihte Jezusin pa tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Zakeu nuk ishte një njeri popullor. Ai ishte tagrambledhës dhe këta njiheshin si njerëz të pandershëm që mashtronin të tjerët për t’u pasuruar. Por Zakeu nuk mund të fshihej dot nga Jezusi! Jezusi mori iniciativën që ta takonte. Ai pa lart në pemë, e thirri me emër dhe ftoi Veten për darkë në shtëpinë e Zakeut. Zakeu u gëzua shumë. Ndërsa të tjerët murmurisnin sepse Jezusi shkoi të hante me një mëkatar, Zakeu e priti Atë me gëzim. Dhe rezultati? Gëzim, shpëtim dhe ripërtëritje për një bir të humbur të Izraelit. Çfarë gëzimi pati ajo ditë!
Zakeu u zotua që t’u jepte të varfërve gjysmën e pasurisë së tij dhe t’ia kthente “katërfish” kujtdo që i kishte marrë me mashtrim (v. 8). Një zemër e ndryshuar është provë e shpëtimit. Kështu është dhe pranimi me gëzim i Jezusit dhe mësimeve të Tij në jetën tuaj. Çfarë ju sjell juve gëzim sot? — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju hapë zemrën që të merrni me gëzim Fjalën e Tij.
#Zakeu #Luka1910 #ShpetimiVjen #GëzimNëZot #ZemërENdryshuar #JezusiNaGjen #FjalaEPerëndisë #DarkëMeJezusin #FjalëteShpresës
Një vakt në Emaus
Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...
Darka e Zotit
Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...
Larja e këmbëve të dishepujve
Dita 40 | Lexoni nga Gjoni 13:1-15 “Unë, në fakt, ju kam dhënë shembullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.“ (v. 15) Dishepujt kishin ndarë shumë ...
Darkë me miqtë
Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...
Darkë me tagrambledhësit
Dita 38 | Lexoni nga Luka 19:1-10 “Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.” (v. 6) E kemi parë Jezusin në një darkë ku Ai u vëzhgua, u testua dhe ...
Darka me një farise, Një pamje e Mbretërisë
Dita 37 | Lexoni nga Luka 14:15-24 “Unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time". (v. 24) “Lum kush do të ha ...
Darka me një farise, Përulësia
Dita 36 | Lexoni nga Luka 14:1-14 “Sepse kushdo që e larton veten do të ulet, dhe kush e përul veten, do të lartësohet''. (v. 11) Keni qenë ndonjëherë n ...
Jezusi ushqen 5000 njerëz
Dita 35 | Lexoni nga Marku 6:30-44 Të gjithë hëngrën sa u ngopën. (v. 42) Një nga emrat e Perëndisë të zbuluar në Dhiatën e Vjetër është Jehova Jireh, “ ...