Dita 64 | Lexoni nga Galatasve 5:22-23; Gjoni 13:31-35
Por fryti i Frymës është dashuria. (v. 22)
Fryti i parë i Frymës është dashuria, që përsërit referenca të tjera në Shkrim për rëndësinë e dashurisë – për shembull, “mbeten besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja nga këto është dashuria” (1 e Korintasve 13:13) dhe “ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari” (1 e Gjonit 4:19).
Në shënimet e tij për letrën e Galatasve, Xhon Uesli e quajti dashurinë “rrënjën e gjithë të tjerave”. Po, vështirë të imagjinosh ndonjë fryt tjetër pa qenë dashuria e pranishme fillimisht. Kur vjen puna te jetesa sipas Frymës në vend që të jetojmë sipas mishit, dashuria është e para në radhë për të pastruar një rrugë drejt marrëdhënieve të ripërtërira me veten dhe të tjerët. Rruga për të dalë nga vetëshkatërrimi ndjek shtegun e dashurisë.
Vargjet e një kënge të njohur të Bitëllsave na sugjerojnë që “keni nevojë vetëm për dashuri”. Ndoshta vetëm për atë kemi nevojë (po të supozojmë që është dashuria e duhur). Kur vjen puna te frytet e Frymës, nuk marrim vetëm dashurinë. Shumë gjëra vijnë nga dashuria. Dashuria hyjnore sjell një të korrë më të bollshme. Mendoni pak për historinë te Mateu për pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan, ku zëri i Perëndisë e shpalli Jezusin Birin e Tij të dashur (Mateu 3:13-17). Fakti që Jezusi ishte Biri i dashur lulëzoi në një mision dhe shërbesë që e solli frytin e Frymës në plotësinë e vet. Nëse po kërkoni frytin e Frymës në jetën tuaj, pyesni më parë nëse e keni përqafuar identitetin tuaj si bij të dashur të Perëndisë. Po? Atëherë, besoni që kjo dashuri do të sjellë një rritje të re. – Jessica Bratt Carle
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë të vazhdojë të zhvillojë më shumë dashuri në ju!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita64
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...









