web-dita-32-woha-32

Dasma në Kanë

Loading poll …

Dita 32 | Lexoni nga Gjoni 2:1-12

“…përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!” (v. 10)

James Montgomery Boice ka shkruar: “Jeta e të krishterit duhet të karakterizohet nga gëzimi… nga ai gëzim hyjnor dhe i dëshirueshëm që karakterizoi jetën e Zotit Jezus Krisht.” Atëherë, duket me vend që mrekullia e parë e Jezusit do të ndodhte në ngjarjen më të gëzueshme, një dasmë! Jezusi jo vetëm që e bekoi dasmën në Kanë me praninë e Tij, por mrekullia e Tij duke e kthyer ujin në verë ia shtoi gëzimin gjithkujt që ishte aty. Ishte një mrekulli e madhe që tregoi fuqinë e Tij, por vetëm te disa njerëz.

Jezusi, nëna e Tij dhe disa nga dishepujt ishin të ftuar në banketin e një dasme. Dasmat ishin ngjarje të rëndësishme shoqërore në Izraelin e shekullit të parë dhe mund të zgjasnin deri në një javë. I zoti i dasmës ishte përgjegjës që të siguronte ushqim dhe pije për gjatë gjithë banketit dhe nëse nuk arrinte ta bënte këtë ishte një turp i madh për familjen. Maria, pasi mësoi se të zotit të dasmës i mbaroi vera, u shqetësua për gëzimin e të gjithëve që ishin aty. Ajo iu lut Jezusit, i Cili refuzoi të bënte një mrekulli publike. Në vend të kësaj, Ai në heshtje udhëzoi shërbëtorët që të mbushnin enët me ujë, ujë që më vonë me mrekulli do të kthehej në verë! Banketi u shpëtua, po ashtu edhe reputacioni i të zotit.

Ndërsa mendojmë për Jezusin që po shijon këtë ngjarje me familjen dhe miqtë, ne i kujtojmë fjalët e Tij “që gëzimi juaj të jetë i plotë” (Gjo. 15:11; 16:24) Gëzimi i plotë vjen duke e njohur Jezusin dhe duke e ndjekur Atë si Shpëtimtarin tonë dhe duke ndjekur shembullin e Tij të një shërbese me përulësi. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju mbushë me gëzim që vjen duke e njohur Jezusin.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita32

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags