Meditime 10 Dhjetor (Lexoni nga Gjoni 10:1-9)
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: unë jam dera e deleve. (v. 7)
Qeni ynë leh sa herë që një i panjohur afrohet te shtëpia. Që nga vendi ku qëndron te dritarja e sipërme, nëse shikon një shpërndarës jashtë shtëpisë, i zbret shkallët me vrap dhe leh derisa ai person largohet. Fatmirësisht, postieri ynë nuk ka tentuar kurrë të na grabisë, por nëse dikush do të vinte në shtëpi me qëllime dashakeqe, besoj se qeni do t’i lehte edhe atij.
Kafshët e dinë kujt t’i zënë besë. Te Gjoni 10, delet arrijnë ta dallojnë bariun nga vjedhësi, sepse bariu hyn nga dera. Dhe Jezusi është dera nëpërmjet së cilës hyn bariu i mirë. Fakti që Jezusi është dera, nuk do të thotë vetëm që Jezusi është mënyra si arrijmë te Perëndia, edhe pse ka këtë kuptim (v. 9). Fakti që Jezusi është dera, do të thotë që Ai është mënyra si Perëndia vjen tek ne: “kurse kush hyn nëpër derë është bariu i deleve” (v. 2). Para se ne të hyjmë nëpër derë drejt Perëndisë, Perëndia ka ardhur drejt nesh nëpërmjet asaj dere. Ngaqë Perëndia vjen tek ne nëpërmjet një dere në formën e Jezusit, mund ta dimë që Perëndia është i sigurt.
Si delet e trembura apo qentë që lehin, ne mund t’i zëmë besë atij që kalon nëpër derë. E dimë që mund t’i besojmë Perëndisë, sepse Perëndia vjen tek ne nëpërmjet Jezusit. Sa më shumë që e shikojmë Jezusin, aq më shumë mund të qetësohemi dhe të besojmë që Perëndia është i mirë. Pastaj do të jemi gati të “dalim dhe do të gjejmë kullotë” (v. 9). – Sarah Sanderson
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë që mund t’i besoni Atij!
#Krishtlindje#Christmas#fjalëteshpresës#meditime#app#ios#android
Gëzimi i Tij
Dita 81 — Lexoni nga: Hebrenjve 12:1-11“…për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin…” (v. 2)Kur isha i vogël, dy ditët e mia të preferuara të vitit ishin d ...
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...









