web-woh-6-maj

Dëshmi e gjallë në sallë

Dita 36 | Lexoni nga Romakëve 16:7, 13; Marku 15:21-24

Të fala Andronikut dhe Junisë … Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotin, dhe nënës së tij, që është edhe imja. (Rom. 16:7, 13)

Pali shkruan: “Të fala Andronikut dhe Junisë” (Rom. 16:7), që me shumë mundësi ishin një çift bashkëshortësh dhe drejtuesit e një prej kishave shtëpi në Romë. Junia është emër gruaje. Disa kanë argumentuar se e ka Junis, pra, emër burri, për shkak se është e pamundur që një grua të ishte “dalluar mes apostujve”. Megjithatë, është e mundur që Junia të ishte një nga të 500-ët të cilët e takuan Jezusin e ringjallur (1 Kor. 15:6), ose që nga fillimi ajo dha dëshmi apostolike për ringjalljen e Jezusit.

Po ashtu Pali shkruan: “Të fala Rufit”. Tek Marku 15:21 mësojmë se Simoni nga Kirena u detyrua të mbartte kryqin e Jezusit. Ungjilli i Markut na tregon se Simoni nga Kirena ishte “babai i Aleksandrit dhe i Rufit”. Kështu Rufi do e ketë mësuar nga babai i tij historinë për mbartjen e kryqit të Jezusit. Pali vazhdon më tej duke përshëndetur edhe nënën e Rufit, “që është edhe imja” (Rom. 16:13). Tek Veprat e Apostujve 13:1-3, pasi Fryma e Shenjtë i ndan mënjanë Palin dhe Barnabën, drejtuesit në Antioki vunë duart mbi ta dhe i dërguan për punë misionare. Ndoshta pikërisht në Antioki, Pali dhe nëna e Rufit mund të jenë takuar.

Androniku, Junia, Rufi, dhe nëna e Rufit ishin dëshmi të gjalla të Jezu Krishtit në kishat shtëpi të Romës. Sot ne nuk i kemi dëshmitarët e hershëm të ringjalljes në sallat tona, mirëpo ama, kemi praninë e gjallë të shenjtorëve të cilët e njohin Zotin Jezu Krisht. — Kent Fry

Ndërsa luteni, falënderoni për shenjtorët që kanë ndarë me ju dëshminë e Jezu Krishtit.

web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...

Tags: No tags