Deshmi

I kisha bërë “like” në Facebook një faqeje “Spotlight”, që nuk ishte këtu [në Shqipëri]. Një ditë, po në Facebook, me shfaqet Spotlight English Clubs Albania. Fillova të kontaktoj në inbox me personat që e organizojnë për të pyetur si zhvillohej dhe a ishte me pagesë. Më sqarojnë që gjithçka ishte pa pagesë, por me një kontribut të papërfillshëm. Bie dakord bashkë me një shoqen time që të fillonim ta frekuentonim. U pritëm shumë ngrohtë! Por, më e rëndësishmja është që aty flitet vetëm anglisht! Kush nuk do të dëshironte një Klub të tillë?! Kush nuk do të donte të kalonte dy orë duke komunikuar me njerëz të ndryshëm, nga vende të ndryshme, ku mund të mësosh për ta. Kështu mëson për kultura të ndryshme dhe një anglishte të përsosur. Besoj se për këdo do ishte më mirë se një dy orësh i shpenzuar në kafe… . Bravo dhe faleminderit për organizatorët që kanë hapur një klub të tillë, ku mund të mësosh anglisht, dhe pa kosto fare! Faleminderit për një klub ku mund të mësojnë anglisht edhe personat që s’kanë mundësi ekonomike, por kryesorja është vetëm të kenë vullnet dhe dëshirë për të mësuar. Ju përgëzoj! – Egla

Ajo që mund të shkruaj është që jeta ime ka qenë një bekim, që nëpërmjet emisionit tuaj kam marrë kurajon të vazhdoj çdo ditë e më shumë të Shpall Fjalën kudo që mundem. Nuk ka më bukur që edhe pse nuk shkoj në kishë, sepse këtu ku jetoj nuk ka, ju jeni kisha ime. Në Radio gjej kënaqësinë më të madhe. Me një fjalë, do të thosha ushqimin tim shpirteror. – Genti