web-woh-33-korrik

Dëshmitarë

Loading poll …

Dita 33 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 1:6-11

“Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut”. (v. 8)

Kur të krishterët mblidhen bashkë për të adhuruar Perëndinë e gjallë, ata pretendojnë gjëra të mahnitshme për Jezusin. Një nga këto pretendime është se pas vdekjes dhe ringjalljes së Tij, Jezus Krishti u ngjit në qiell dhe sipas një tjetër autori të Biblës, “Ai gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta” (Heb. 7:25). Sa e mrekullueshme është kjo? Jezus Krishti po lutet tani për ju dhe për të gjithë ata që ju i doni!

Në pasazhin e sotëm, autori Luka po na sfidon me një tjetër aspekt të ngjitjes së Jezusit; ne duhet të bëhemi dëshmitarët e Tij në të gjithë botën. Jezus Krishti po kthehet sërish dhe, edhe pse nuk e dimë ditën ose orën e rikthimit të Tij, ne dimë se Ai na ka dhënë një përgjegjësi të madhe ndërkohë. “Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju,” shpjegon Jezusi, “dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut” (v. 8).

Nëse e njihni Jezusin, ju jeni dëshmitarë të Tij. Kjo do të thotë se ju keni një përgjegjësi me pasoja të përjetshme që të gjithëve atyre që takoni sot t’i dëshmoni për jetën me Jezusin. Në bashkësinë ku unë adhuroj, pastorët tanë rregullisht i paraprijnë bekimit përmbyllës me këto fjalë sfiduese: “Ju do të hyni në çdo aspekt të jetës publike për ta shpallur atë vend për Krishtin.” Nëse nuk e bëjmë ne, kush do ta bëjë? —Tim Brown

Teksa luteni, kërkojini Perëndisë kurajë që të jeni dëshmitari i Tij sot.

#JetaMeJezusin #BesimAktiv #PerjetesiaFillonTani #LutjeDheVeprim #DëshmiEgjallë #FjalaNeVeprim #BekimDheMision #KishaNeVeprim #TimBrown #FjalëteShpresës #Meditime

Tags: No tags