woh-82-dhjetor

Dhe do t’ju japë paqe

Dita 82 — Lexoni nga: Numrat 6:22-27

“Ju do t’i bekoni kështu bijtë e Izraelit…” (v. 23)

Në romanin “Luani, shtriga dhe garderoba,” C. S Lewis na prezanton me Narnian, një botë e mallkuar ku ka gjithmonë dimër, por kurrë Krishtlindje. Shpëtimtari i asaj bote, Aslani, e tregon mbërritjen e tij duke shpallur Krishtlindjen. Personazhet kryesore të librit, katër fëmijë, marrin dhurata: “Një bori, një shpatë, një hark dhe një shishe. Këto dhurata janë të reja dhe risi, por domethënia e tyre e plotë zbulohet shumë më vonë. Në veçanti, boria ka fuqinë që të kërkojë ndihmën e Aslanit.

Nëse keni shkuar ndonjëherë në një kishë të krishterë, ka mundësi të keni dëgjuar disa nga fjalët te Numrat 6. Vargjet 24-26 formojnë “Bekimin e Aronit” (emëruar sipas kryepriftit Aron). Ato ende thuhen në mbyllje të shumë shërbesave të adhurimit. Edhe nëse bekimi është i ri për ju, ose risia është venitur ngaqë i keni dëgjuar pafund, mbase nuk e vlerësoni plotësisht domethënien e tyre. Iu dha priftërisë izraelite drejtpërdrejt nga “Yahweh”. Këto janë fjalët e Perëndisë për bekimin e popullit të Perëndisë. “Yahweh” thotë: “Kështu do ta vënë emrin tim mbi bijtë e Izraelit dhe unë do t’i bekoj” (v. 27).

Te Numrat 6, Perëndia bën dy premtime mbresëlënëse. Së pari, Ai premton praninë e Tij sa herë që emri i Tij i vërtetë, “Yahweh”, thuhet. Së dyti, Ai i premton popullit të Tij paqe. Fjala hebraike që ne e përkthejmë “paqe” është fjala “Shalom”. Është më shumë se një mendje në paqe dhe një zemër e qetë. Shalom do të thotë ripërtëritje e jetës ashtu siç e ka patur për qëllim Perëndia. Ne ende mund ta thërrasim Perëndinë me emrin e Tij të vërtetë: “Jezus. Prania e Tij është paqja jonë. — Ben Van Arragon

Ndërsa luteni, besojini pranisë plot paqe të Jezusit.

web-woh-83-dhjetor

Princi i paqes

Dita 83 — Lexoni nga: Isaia 9:1-7“Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja…” (v. 7)Për besimtarët në Jezusin, sezoni i Krishtlindjes mund ...

web-woh-81-dhjetor

Gëzimi i Tij

Dita 81 — Lexoni nga: Hebrenjve 12:1-11“…për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin…” (v. 2)Kur isha i vogël, dy ditët e mia të preferuara të vitit ishin d ...

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags