web-woh-36-shkurt

Dhënia e Provës

Dita 36 | Lexoni nga 1 Pjetrit 3:8-18

Jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju. (v. 15)

Ju ndoshta e keni parë një reklamë që thotë: “Ne nuk bëjmë premtime, ne japim prova.” Ajo që reklama përpiqet të thotë është se premtimet mund të thyhen, por jo kur jepen prova. Prova është më bindëse se sa vetëm premtimet.

Pjetri kishte shumë këshilla për kishën të cilës i dërgoi letër. Të krishterët në atë kohë po përjetonin shtypje dhe shpifje kundër tyre. Pavarësisht këtyre kushteve, ai i inkurajoi që të jetonin jetë të shenjtë dhe të bënin atë që është e drejtë. Një mënyrë jetese e tillë jo vetëm provon ekzistencën e shpëtimit tek besimtarët, por tregon edhe fuqinë e shpresës që ata kanë. Kjo shpresë lidhej me besimin se Perëndia sigurisht do t’i ndihmonte dhe do t’u jepte forcë, që të mos mposhteshin nga presionet dhe shtypjet e ndryshme që përjetonin. Kjo është ajo që Pjetri donte të thoshte kur tha: “Gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju.”

Si të krishterë që po jetojmë sot, ne mund të përballemi me sfida dhe vështirësi për shkak të besimit tonë. Le të mos dorëzohemi. Le të mos mendojmë ta kthejmë të keqen me të keqe. Përkundrazi, le të vazhdojmë të bëjmë atë që është e mirë dhe e drejtë. Duke vepruar kështu, ne tregojmë se jemi të shpëtuar dhe gjithashtu kemi shpresë në çdo rrethanë. — Mungki A. Sasmita

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju japë forcë për të vazhduar të bëni të mirën, edhe përballë së keqes.

web-woh-36-shkurt

Dhënia e Provës

Dita 36 | Lexoni nga 1 Pjetrit 3:8-18Jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju. (v. 15) ...

web-woh-33-shkurt

Krenaria

Dita 33 | Lexoni nga Ezekieli 28:11-19Ti ishe i përsosur në rrugët e tua qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja. (v. 15)Kur jetojmë n ...

web-woh-31-janar

Kur Godet Stuhia

Dita 32 | Lexoni nga Mateu 8:23-27Pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe. (v. 26)Jeta nuk është si të shkosh në restorant ku mund të zg ...

web-woh-30-janar

Pa Justifikime

Dita 30 | Lexoni nga Eksodi 4:10-17Të lutem dërgo dikë tjetër. (v.13)Po të kisha parë një ferrishte që digjet, të kisha marrë premtime mahnitëse, dhe të kisha ...

web-woh-27-janar

Çfarë Duhet të Bëj?

Dita 27 | Lexoni nga Eksodi 3:16-22Shko… (v.16)Krishterimi në thelb është një fe e “dërgimit”. Abrahami dhe familja e tij nisen, duke lënë familjen dhe shtëpin ...

Tags: No tags