web-woh-86-dhjetor

Dhurata e Krishtlindjes

Dita 86 — Lexoni nga: Luka 2:1-20

“…sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar…” (v. 11)

Gëzuar Krishtlindjen! Ndërsa lexoni sot historinë e njohur të lindjes së Jezusit, dëgjoni temat tradicionale të periudhës së Adventit: shpresa, dashuria, gëzimi dhe paqja. Këto tema janë mishëruar te personazhet që takojmë.

Shpresa. Ndërsa Maria dhe Jozefi udhëtonin për në Betlehem, mbase kishin disa shqetësime. Ku do të qëndronin? Çfarë do të hanin? Kë do të takonin? Por gjithsesi, ata ishin një çift i ri që po fillonte një jetë të re së bashku. Ata po prisnin lindjen e foshnjës së tyre hyjnore, fëmija i premtimit të Perëndisë. Duhet të kenë qenë të mbushur me shpresë, duke e ditur se çfarë mund të bënte Perëndia dhe se çfarë kishte rezervuar Ai për ta.

Dashuria. Barinjtë në zonën rurale të Judesë ishin punëtorët më të keqpaguar të shtresave të shoqërisë. Mund të ketë pasur raste kur janë ndier të shpërfillur e pa dashuri. Kur iu shfaq engjëlli, u përmbytën nga vëmendja e afeksioni qiellor, dashuria e pastër e Perëndisë së gjallë.

Gëzimi. Kur lindi Shpëtimtari, ushtritë e qiejve shpërthyen në këngë. Mund ta përfytyrojmë se gjithë krijimi gëzoi me ta.

Paqja. Në lindjen e Krishtit, engjëlli shpalli gëzimin e qiellit. Në të njëjtën kohë, ai deklaroi dhe efektet e kësaj në tokë. “…paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij (Perëndisë)!” (v. 14).
Në këtë ditë të bekuar Krishtlindje, kujtoni shpresën, dashurinë, gëzimin dhe paqen e përsosur që vendoset mbi botën e lodhur që mirëpret Shpëtimtarin. Mirëpriteni Shpëtimtarin në zemrën tuaj dhe shpresa, dashuria, gëzimi dhe paqja e Tij le të jetë edhe juaja. — Ben Van Arragon

web-woh-89-dhjetor

Lutuni pa pushim

Dita 89 — Lexoni nga: 1 Thesalonikasve 5:16-18“Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në ...

web-woh-88-dhjetor

Lutja dhe identiteti

Dita 88 — Lexoni nga: Psalmi 131“O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të ...

web-woh-87-dhjetor

E fuqishme dhe efektive

Dita 87 — Lexoni nga: Jakobi 5:13-18“…shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.” (v. 16)Njerëzit sot tërhiqen nga çdo gjë që është efikase d ...

web-woh-86-dhjetor

Dhurata e Krishtlindjes

Dita 86 — Lexoni nga: Luka 2:1-20“…sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar…” (v. 11)Gëzuar Krishtlindjen! Ndërsa lexoni sot historinë e njoh ...

web-woh-84-dhjetor

Udha e paqes

Dita 84 — Lexoni nga: Luka 1:67-79“…e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet.” (v. 68)Zakaria ishte një burrë i moshuar kur mori përmbushjen e premt ...

web-woh-83-dhjetor

Princi i paqes

Dita 83 — Lexoni nga: Isaia 9:1-7“Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja…” (v. 7)Për besimtarët në Jezusin, sezoni i Krishtlindjes mund ...

Tags: No tags